Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Joshua LEIFER: Politika “Trump”, si dhuratë për Izraelin e shuplakë për palestinezët

by te Sheshi
21/11/2019
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Joshua LEIFER: Politika “Trump”, si dhuratë për Izraelin e shuplakë për palestinezët

Njoftimi i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo se SHBA-të nuk i konsideron më vendbanimet izraelite në territoret e okupuara palestineze si shkelje e ligjit ndërkombëtar – është një përmbledhje gati e përsosur e qasjes së administratës Trump ndaj Izraelit dhe Palestinës.

E zënë në një kurth groteske, politika amerikane pretendon se po përparon “drejt paqes” ndërsa sinjalizon miratimin për sundimin ushtarak brutal, që rrjedhimisht është shtypës për afro 3 milion palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor. Kjo është “pako” e përpjekjeve të vazhdueshme, të bashkërenduara të administratës Trump, për të minuar kornizat ligjore ndërkombëtare dhe për adresimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut (dhe jo vetëm në relacionin Izrael-Palestinë).

Dhe është akoma më shumë provë shtesë (jo se duhej) se administrata Trump po ndjek në mënyrë aktive një axhendë  pa të drejtë për dy shtete.

Në fakt, për një administratë të njohur për vendimmarrje të çrregullt dhe kthesa të ashpra e të papritura, Trump ka qenë plotësisht i qartë kur bëhej fjalë për t’i dhënë fund qëndrueshmërisë së një shteti të ardhshëm Palestinez. Kjo, natyrisht, nuk është befasi. Në një kuptim të qartë të asaj që do të ndodhte, lobistët anti-palestinez mes tyre David Friedman, tani ambasadori amerikan në Izrael, dhe Jason Greenblatt, ish i dërguari special në Lindjen e Mesme – hoqën me sukses mbështetjen për zgjidhje me dy shtete nga platforma e partisë republikane.

Që prej inagurimit të saj, administrata Trump ka ndërmarrë masa drakonike kundër institucioneve kryesore palestineze, nga mbyllja e zyrës së partisë PLO në Uashington deri tek ulja e fondeve për UNRWA-në, organizata e OKB-së që shpërndan ndihmë jetike për mbi 5 milion refugjatë palestinezë.

Në vitin 2018, administrata Trump e zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Marsin e kaluar, Presidenti Trump njohu zyrtarisht sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan – të pushtuara nga Izraeli në 1967 i cili në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, u aneksua në mënyrë të njëanshme në 1981.

Këto hapa kanë për qëllim të përgatisin terrenin për aneksimin eventual të Izraelit mbi Bregun Perëndimor, diçka që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po e kërkon për mbijetesë politike. Në hap me politikat e aneksimit, plani i paqes Trump – “Marrëveshja e Shekullit” – është e garantuar të jetë një dhuratë për Izraelin, dhe një shuplakë për palestinezët.

Por siç është tipike për vendimet e administratës Trump, kjo nuk është thjesht çështje ideologjie. Ajo është gjithashtu një çështje e qëllimit personal.

Në dekadën e kaluar, qeveria amerikane e administratës Obama refuzoi një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vitin 2016 që dënonte kolonitë izraelite si një “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar. Pra, pesë vjet më parë, administrata Obama në të vërtetë vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme që dënonte ndërtimin e kolonive izraelite – me një arsyetim krejt të ngjashëm me atë të ofruar nga Pompeo në njoftimin e së hënës.

Tani Izraeli po i falënderohet jo vetëm administratës Trump, por edhe mosveprimit të vazhdueshëm nga ana e administratave të mëparshme amerikane dhe deklaratave të zbrazëta, joefektive të Bashkimit Evropian. Nga tash e tutje, liderët izraelitë mund të jenë të sigurt se cilido hap që ata vendosin të ndërmarrin drejt zhbërjes së shtetësisë së Palestinës- ata nuk do të përballen me pasoja ndërkombëtare. Njoftimi i Pompeo është thjesht konfirmim i asaj që ka qenë e qartë për ata që i kushtojnë vëmendje këtij konflikti. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Meta s’përmbahet sërish: ndërkombëtarë palaço, do mbroj sovranitetin

Meta s'përmbahet sërish: ndërkombëtarë palaço, do mbroj sovranitetin

Më pak lodra, më mirë për fëmijën tuaj

Më pak lodra, më mirë për fëmijën tuaj

NATO kujton me video intervenimin në Kosovë, mediat serbe: diçka po zien!

NATO kujton me video intervenimin në Kosovë, mediat serbe: diçka po zien!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni