Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Gerti GJYZELI: Kur lepuri ende vazhdon të kapet me qerre!

by te Sheshi
14/02/2021
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Gerti GJYZELI: Kur lepuri ende vazhdon të kapet me qerre!

S’ka pak ditë nga arrestimet e bujshme të një grupi zyrtarësh dhe individësh në Gjykatën e Krujës, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin po gatonin  nxjerrjen nga burgu të një emri tjetër krimi në Shqipëri, i radhës k nga kjo gjykatë .

Kjo ngjarje e tejpritur që prej kopsitjes të Reformës në Drejtësi ishte një lehtësim i madh për aktorët e kësaj reforme, të cilët prej kohësh janë në presion për të demonstruar që kjo reformë herët a vonë do funksionojë  dhe do rezultojë e suksesshme.

Sic është tradita në Shqipëri, fill dhe pas kësaj ngjarjeje nisi në unison gjyqi popullor (prej mediave gjobëvënëse) duke lincuar me fort gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha e më tej dhe kardiokirurgun Edvin Prifti.

Po në javën e këtyre arrestimeve të bujshme u finalizua dhe një gjyq tjetër në qytetin e Peshkopisë, por në këtë rast ata që u dëgjuan më zë duke dhënë urdhra e direktiva për blerje, shitje e shkatërrim vote, u lanë të lirë nga gjykata dhe të qetë nga mediat për shkak të imunitit të garantuar nga politika, ndërsa emrat që u përmendën në bisedat e tyre janë në gjykim.

Duke u fokusuar fillimisht tek gjyqtarja e Krujës duhet të theksojmë se armiku i popullit nuk është dhe nuk ka si të jetë ajo por është një sistem i tërë aleancash mes krimit, politikës, biznesit të lidhur  me nëntokën etj., të cilët tek gjyqtarë të tillë gjejnë mënyrën për të ushtruar presion, i cili reflektohet në lirime kriminelësh pa kollare e me kollare, në grabitje pronash, etj.

Këto gjyqtarë, ca nga joshja ndaj parave dhe ndoshta nganjëherë ca më shumë nga pafuqia për t’i rezistuar këtij presioni të mirëorganizuar, pranojnë  të  kthehen në leva të këtyre aleancave, me anë të cilave ato arrijnë qëllimet dhe synimet e tyre.

Dhe tek doktor Edvin Prifti, padurimi dhe nxitimi  për ta parë si sukses të këtij aksioni të institucioneve të reja të drejtësisë, ishte i dukshëm, ndërkohë këtë nxitim nuk e pamë aspak në vite as tek Gjushi i Durrësit, Visi i Kavajës, Liri i bllokut dhe i ngjalave, as tek Tomat, Frrokët dhe Ndokët e …, pavarësisht se statura dhe aspekti qytetar i këtij individi është i dallueshëm kur krahasohet me të sipërpërmendurit.

I dukshëm ishte dhe nxitimi i kryeministrit dhe i sponsorëve  ndërkombëtarë  të reformës, ku më shumë ra në sy ai i ambasadës së SHBA-ve, të cilët të hutuar dhe manipuluar prej intrigave të atyre që janë  pengesë e Reformës në Drejtësi, ku së fundmi rrjetën për peshqit e mëdhenj pak nga pak e kanë zëvëndësuar me ferrën e vogël, nga e cila del lepuri i madh, dhe kështu që i kanë hipur qerres së bashku me qeverinë, Spak-un, BKH-në etj, në kërkim të lepujve të mëdhenj e të vegjël.

Kjo reformë u iniciua për të pastruar politikën dhe zgjatimet e saj në biznes, media etj., nga lidhja  dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar, por ajo që opinioni publik që në fillim të reformës  e shihte pa naivitet si një gjë shumë të largët ishte fakti se qëllimi i kësaj reforme ishte vështirë i arritshëm.

Me pak humor mund të themi se pas Reformës Agrare, Reforma në Drejtësi ngjan si reforma më madhore që ka ndërmarrë shteti shqiptar, por si e para ashtu dhe kjo e fundit vështirë të rezultojë e sukseshme përderisa tek kjo e fundit shumë prej aktorëve vendas që e menaxhojnë, reklamojnë dhe administrojnë këtë proces janë dhe objekt i kësaj reforme.

Reforma në Drejtësi mund të vazhdoj për shumë kohë me shumë viktima të rangut te Enkeledës dhe Edvinit (doktor) përderisa në drejtësinë  shqiptare, rregulli numër një (i pandryshuar dhe nga kjo reformë e shumëpritur) vazhdon ende të jetë  shprehja e famshme tek Ferma e Kafshëve: Të gjithë kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta”. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
ZGJEDHJET/ Pa befasi në Kosovë: Albin Kurti drejt fitores së sigurt, detaje për të nga ’90-ta e deri sot

ZGJEDHJET/ Pa befasi në Kosovë: Albin Kurti drejt fitores së sigurt, detaje për të nga ’90-ta e deri sot

Fjalët e para të Albin Kurtit si fitues: Ishte një referendum!

Fjalët e para të Albin Kurtit si fitues: Ishte një referendum!

Deklarimet e humbësve në Kosovë: Hoxhaj korrekt, Hoti habitet me fitoren e Kurtit

Deklarimet e humbësve në Kosovë: Hoxhaj korrekt, Hoti habitet me fitoren e Kurtit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni