Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga Gerti GJYZELI: De-politizimi i së djathtës shqiptare

Në Shqipëri, duke hedhur një vështrim tek e djathta politike e saj, mund  të vërejmëse tek ajo është shndërruar në normalitet ajo që mund të quhet de-politizimi i së djathtës politike shqiptare.

Me personazhe më shumë teknikë se politikë, aty mund të konstatosh se të djathtës i mungon në masë të gjërë një bërthamë politikanësh e cila mund dhe duhet të ishte promotore eriformatimit të saj pas daljes nga skena(në prapaskenë) të figurave historike me në krye liderin e saj prej pothuaj tre dekadash, doktorin e shndërruar në politikbërës por vështirë në politikan.

Me të djathtën në Shqipëri nuk ndodhi ajo që u pa para pak vitesh e në vazhdim tek forca kryesore e majtë në vedin tonë pas largimit nga ajo e gardës të vjetër (dhe e fraksionit LSI), ku më tej ndodhi një riformatim i kësaj force politike duke e strukturuar këtë forcë në shembullin dhe modelin e partive simotra në Evropë.

Në studiot televizive mund të shohësh shpesh shumë mini-personazhe të djathtë, të cilët pavarësisht se rreken fort, e kanë të pamundur për t’u prezantuar realisht me staturën e politikanit, dhe këtu mund të sjellim ndërmend shumë syresh me mbiemra baballarësh si  Spahiu, Balliu, Hajdari etj.

Ky fenomen i depolitizimit i të djathtës nuk është i ri në vendin tonë, dhe mjafton të sjellim ndërmend kryetarët e partisë mëmë dhe partiçkave të vogla për të parë se detachimi politik tek e djathta është goxha i hershëm.

Mund të sjellim ndërmend Nard Ndokën, ende anonim sa i përket rrugëtimit politik. Mund të vazhdojmë me babaxhanin Dashamir Shehi (më i ngjashëm më një kryeplak). Më tej me Fatmir Mediun me koficient inteligjence deri diku enigmë dhe me shumë të tjerë, për ta mbyllur me figurën më qendrore dhe përfaqësuese, doktorin akrobat Sali Berisha, të cilëve në arkivën e diskursit të tyre politik vështirë se mund t’u gjesh ndonjë fjalë a fjali përfaqësuese të teorive dhe aksioneve politike të djathta.

Ky fenomen, padyshim nuk është krejtësisht shqiptar, pasi nuk është vështirë të sjellim ndërmend personazhe të djathtë të politikës botërore të cilët janë përfaqësues të de-politizimit të  së djathtës. Mund të sjellim ndërmend Silvio Berlusconin në Itali, një vend ky burim i teorive politike të shekullit 20-të, presidentin aktual të Brazilit Jair Bolsonaro, dhe deri tek figura më përfaqësuese e këtij fenomeni në skenën botërore, atë të presidentit aktual amerikan Donald Trump.

Këto personazhe e të tjerë të ngjashëm me to, pavarësisht se vijnë nga struktura historikisht  mbështetëse e të djathtës, siç janë biznesi, ushtria, media etj., sërish nuk kanë mundur të kthehen në personazhe të cilët mund të lënë gjurmë në anën teorike apo praktike të së djathtës, kjo ndoshta dhe nga pamundësia intelektuale e tyre.

Duke u kthyer tek realiteti ynë, nuk mund të lëmë pa përmendur dhe liderin e ri e të djathtës, ku për ta ilustruar se sa është i atachuar ideoligjikisht me të djathtën, mjafton të shohim se si fillim-aksioni të tij në rrjetet sociale ka zgjedhur të përfaqësohet me një shprehje të ish-presidentit amerikan Ronald Regan, ku dhe ky, i ardhur nga bota e kinemasë, me pak rezerva mund te klasifikohet si personazh i depolitizimit i të djathtës.

Për ta mbyllur, mund të themi me pak humor se më shumë mund të mësojmë rreth të djathtës duke lexuar tekstin ironiko-sarkastik të një kënge të këngëtarit aktivist italian Giorgio Gaber të titulluar “destra-sinistra” (djathtas-majtas), se sa nga fjalët dhe veprimet e përfaqësuesve të së djathtës ende të re shqiptare. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts