Auto Dak
Auto Dak

Nga Ferdi KAMBERI*: Dita ndërkombëtare e mirësjelljes dhe mjedisi ynë social

Shpeshherë gjatë eksplorimit tëmedieve sociale, por edhe medieve të shkruara dhe TV-së, shohim se ka një sërë temash që nga politika e deri tek arti, shoundi dhe kiçi. Shohim se mediet i kushtojnë rëndësi temave të cilat ndoshta klikohen edhe më shumë ose tërheqin vëmendje, por jo edhe temave të cilat kanë interes për publikun. Pikërisht data 13 Nëntor është e njohur ndryshe edhe si datë ose ditë ndërkombëtare e cila i është kushtuar mirësjelljes njerëzore. Por çkaështë mirësjellja njerëzore? Si mund të kuptohet ajo? Cilat janë tiparet e saj në botën e globalizmit? Janë vetëm disa nga pyetjet të cilat shpeshherë neve na paraqiten gjetiu. Mirësjellja lidhet me personalitetin e individit, është një virtyt dhe vlerë, ajo gjithashtu është pjesë e identitetit të tij dhe kulturës familjare. Pra, mësohet qysh në fëmijëri dhe individi evoluon me të, megjithëse gjatë rrugës shpeshherëmund të ketëedhe devijime. Sido që të jetë, mirësjellja dhe dita ndërkombëtare e saj na jep një sinjal se shoqëria bashkëkohore ka harruar mirësjelljen e dikurshme dhe ështëhumbur në një depresion social të modernitetit i cili po e sfidon atë në vazhdimësi. Ideja e shënimit të kësaj dite ka të bëjë me rikujtimin e shoqërisë se sot është mese e nevojshme që të ketë mirësjellje kudo në botë, të ketë paqe, solidaritet dhe raporte konstruktive në mes të njerëzve, kulturave dhe shoqërive, duke krijuar kështu ura lidhëse në mes të popujve dhe kombeve. Sot, kjo ditë ka marrë karakter ndërkombëtarë dhe pothuajse në shumë vende të botës përkujtohet si një ditë ku njerëzit do të kenë një vetëdije të lartë rreth respektit, sinqeritetit, paqes dhe mirësjelljes, në një kohë të erërave të globalizmit, ku njeriu është tjetërsuar dhe është shndërruar një konformizëm prej automati siç thotë Fromi. Për herë të parëDita Botërore e Mirësjelljes u zhvillua në vitin 1998 nga Lëvizja Botërore e Mirësjelljes, një organizatë e formuar në një konferencë të vitit 1997 në Tokio. Aktualisht janë mbi 28 shtete të përfshira në kuadër të Lëvizjes Botërore të Mirësjelljes, e cila si organizatënuk është e lidhur me asnjë fe apo lëvizje politike. Misioni i kësaj lëvizjeje është thjeshtë të krijojë një botë më të mirë duke frymëzuar individë,kultura dhe shoqëri drejt një mirësjellje më të madhe ndërmjet veti.

Mirësjellja në fakt edhe pse lidhet ngushtë me personalitetin e individit, shohim se njerëzit në pjesën më të madhe të rasteve janë shndërruar në arrogantë dhe sotjemi dëshmitarë që shumë pak njerëz kanë mirësjellje ose thjeshtë mirësjelljen e kanë vetëm si formë shablloni. Në kontekstin sociologjik mirësjellja na shfaqet si afiliacion ose nevojë për shoqëri, ajo na shfaqet si formë e vullnetarizmit, si formë e solidaritetit dhe humanitetit, ajo ndikon qëtë rregullohen raportet ndërnjerëzore dhe shoqëria të ecë tutje…!Disa nga tipat ose llojet mirësjelljes të cilat i hasim edhe në shoqërinë shqiptare janë:

  1. Komunikimi – fjalët të cilat kanë karakter mbështes apo përkrahës, të tilla si: A mund t’ju ndihmojë, komuniko, hapi dytë, mos u dorëzo, harro dhe fale, etj, njëherit janëedhe një lloj motivimi për jetën;
  2. Modeli i sjelljes – psikologu i njohur Bandura thekson se njerëzit mësojnë dhe ndryshojnë sjelljen e tyre gjithnjë duke vëzhguar dikën tjetër, duke imituar veprimet qofshin në aspektin pozitiv apo jo. Prandaj, mirësjellja manifestohet jo vetëm në aspektin e komunikimit, por edhe të qëndrimit dhe sjelljes dhe për këtë qëllim sjellja pro-sociale është edhe tipar dhe vlerëe personalitetit të njeriut;
  3. Përgjegjësia – si formë e mirësjelljes është model edhe për të tjerët, duke marrë përgjegjësi të reja, ne njëherit marrim role të rejasociale;
  4. Gjithëpërfshirja– është pjesë jetike e mirësjelljes, sepse së pari rregullon raportet ndërshoqërore dhe së dyti i jep kolorit mirësjelljes për shkak se përfshinë kategori dhe struktura të tjera sociale.

Dita ndërkombëtare e Mirësjelljes duhet të ketë një unitet në mes të shqiptarëve, ajo duhet të na gjejë duke reflektuar pozitivisht, duke fuqizuar kohezionin social, duke krijuar raporte ndërnjerëzore në mes nesh. Prandaj, është momenti reflektiv i secilit nga ne që të tregojmë se kemi mirësjellje. Kjo ditë duhet të reflektojë për neve në:

  • Mirësjellje ndaj vetes
  • Mirësjellje ndaj gruas;
  • Mirësjellje ndaj fëmijëve;
  • Mirësjellje ndaj më të moshuarve;
  • Mirësjellje ndaj të varfërve;
  • Mirësjellje ndaj prindërve;
  • Mirësjellje ndaj miqve dhe kolegëve;
  • Mirësjellje ndaj familjes, komunitetit dhe shoqërisë;
  • Mirësjellje ndaj të huajve;
  • Mirësjellje edhe ndaj atyre të cilët na kanë bërë padrejtësi;
  • Mirësjellje ndaj kafshëve, etj.

Efektet psikologjike dhe sociale të mirësjelljes

Mirësjellje shpërfaq dinjitetin njerëzor, tiparin e personalitetit dhe njeriu i cili ka një mirësjellje në raport me të tjerët ai/ajo është në piedestalet në të larta të shoqërisë. Një prej çështjeve kryesore të psikologjisë socialeështë pikërisht se si njerëzit t’i bëjnë të lumtur, sepse apriori lumturia është indikatorë i cili ndërlidhet me segmentet tjera të jetës, qoftë statusi social, pushteti, autoriteti, raporti ndërnjerëzor, e kështu me radhë. Andaj, mirësjellja përveç anës njerëzore, përfshinë edhe disa aspekte të tjera të rëndësishme, si: a) mirësjellja ka ndikim në lirimin e hormoneve që të ndihemi më mirë; b) mirësjellja reflekton edhe në reduktimin e ankthit; c) mirësjellja reflekton në aktivitete dhe aktivitetet (sociale) mund të ndikojnë në uljen e disa sëmundjeve; d) mirësjellja reflekton në reduktimin e stresit (Holbrook, Calvin, Science & Psychology – Happiness); e) raportet ndërnjerëzore (në mes të individit dhe familjes, në mes të komunitetit dhe shoqërisë).

Aktivitetet të cilat duhet t’i ndërmarrim

Është bërë zakon që me rastin e ditëve të caktuara ndërkombëtare, të shënohen disa aktivitete kalimthi, pastaj të harrohen ato ditë si rezultat i faktorëve apo rrethanave të krijuara në këtëmodernitet. Secila ditë ndërkombëtare që shënohet apo manifestohet, ka një qëllim dhe synim të caktuar. Ajo duhet të jap një mesazh dhe për këtë qëllim shoqëria shqiptare ka nevojë për disa aktivitete konkrete jo vetëm në këtë ditë, por gjatë 365 ditëve, ndër to:

  • Komunikimin e vazhdueshëm ndërmjet njerëzve;
  • Buzëqeshje, komente pozitive dhe ftesa për takim;
  • Fuqizim të raporteve familjare dhe ndërfamiljare;
  • Vizita familjare dhe ndërfamiljare;
  • Fuqizimtë raporteve ndërshoqërore;
  • Zhvillimtë aktiviteteve me karakter social;
  • Puna në komunitet dhe fuqizimi i kohezionit social;
  • Zhvillimi i kulturës së mirësjelljes në komunitet;
  • Solidariteti dhe humaniteti në raport me të tjerët, etj.

Nga kjo që u tha më lartë, mund të arrijmë në përfundim se këto aktivitete të cilat i kemi paraqitur më lartë, janë vetëm disa aktivitete sociale dhe kulturore të cila janëtë nevojshme që të manifestohen në mënyrë që tëkemi mirësjellje së pari me vetën dhe pastaj me të tjerët. Prandaj, motoja kryesore e kësaj dite ndërkombëtare të mirësjelljes duhet të jetë “Një botëme mirësjellje”! /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts