Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: E tmerrshmja e krizës aktuale politike është e nesërmja, jo e sotmja

by te Sheshi
23/06/2019
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: E tmerrshmja e krizës aktuale politike është e nesërmja, jo e sotmja

Sido që të ndodhë, me marrëveshje apo pa marrëveshje, me trazira apo trazira, me përplasje apo pa përplasje, kriza e tanishme politike do të ketë një zgjedhje afër apo disi larg në kohë. Palët në konflikt do të detyrohen në njëfarë mënyre t’i kthehen rrugës së arsyes pasi mungesa e saj ta ketë bërë lëmsh edhe një herë vendin në këto tridhjetë vite të rënies nga shiu i diktaturës komuniste në breshërin e “demokracisë” së uzurpatorëve të pushtetit.

Ky pushtet është shkëmbyer mes dy partive në gati tre dekada, me një të tretë që ka shërbyer në dhjetëvjeçarin e fundit herë si mbështetëse e herë si tradhtuese e tyre, në varësi të interesave vetjake, jo të vendit.

Kriza tani është në thelb një përplasje treshe, me Berishën e Metën në njërin krah, e Ramën në krahun tjetër. Sa për Bashën, ai është pa dyshim një instrument i të parit prej tre të lartpërmendurve, ndoshta dhe i dytit, asgjë më shumë.

Përpjekja është për t’i bërë gropën tjetrit në luftën për pushtet, por jo për ta eliminuar plotësisht. Qenia e çdonjërit ushqen ekzistencën e tjetrit! Asnjëri nuk mund të bëjë pa tjetrin!

Berisha, pasi konsumoi për vite tërë akuzat e mundshme ndaj Nanos, e përqafoi pa u skuqur atë. Të njëjtën gjë bëri me Metën. Ka patur me të një histori me ulje e ngritje, e ka akuzuar dhe e ka patur bashkëpunëtor në qeverisje. I shpëtoi lëkurën në momentin më të keq, por u la në baltë nga ai kur u kuptua se pushteti i demokratëve i kishte ditët e numëruara. Ngjalat e ngrëna nga Meta e Rama i bënë bashkë ata për një mandat qeverisës. Por vetëm kaq. Ato mbetën një kujtim i largët pas pak vitesh ndarjeje pushteti. Vendin e tyre e zunë gjarpërinjtë. Shejtani ka dalë nga shishja (më saktë do të ishte në shumës: shejtanët kanë dalë nga shishja), e deri sa ai të rifutet në të do të kalojë dhe ca kohë.

Kjo krizë nuk është produkt i një ndeshjeje mes së mirës dhe së keqes, por mes dy të këqijave. 30 qershori është thuajse akti final i saj, prej nga njëra palë do të dalë e fituar. Berisha, Meta, Basha kërkojnë fundin e qeverisjes së Ramës; kryeministri, nga ana e vet, e di se do të ishte vetëvrasje po t’ua vinte kokën e tij në tepsi, pikërisht në atë tepsi që e bëri vetëm të tijën dy vite të shkuara.

Pala kundër Ramës, e ashtuquajtura opozitë, pa ide e pa vizion, ka qenë e paaftë për të prodhuar për muaj me radhë një shprehje bindëse të nevojës për largimin e kryeministrit aktual dhe zëvendësimin e tij me njerëz që është pak të thuhet se janë provuar si dështakë në qeverisjen e vendit. Shumica, ndërkaq, ka humbur mjaft pikë me publikimin e përgjimeve. Jo aq për mënyrën gati banditeske të të vepruarit në fushatë zgjedhore, gjë e praktikuar nga çdo krah politik, por të nivelit rrugaçëror të gjuhës së komunikimit mes funksionarësh shtetërorë që ndryshe do duhej të ishin model. Në pak gjëra të publikuara kemi mësuar se thuajse të gjithë ata që termat “demokraci” dhe “reformë në drejtësi” i kanë në majë të gjuhës kur janë para publikut, në hapësirën e tyre paksa të veçuar fjalë më të përdorshme kanëpërshkrimin më të pistë të organit gjenital mashkullor! Kaq mjafton e tepron për ta quajtur shumicën qeverisëse të rënë moralisht. Ndryshe, qeverisja gjashtëvjeçare ka ndodhur shpesh të marrë tone katastrofike, edhe pse nuk duhen mohuar ca nisma pozitive, të rralla sidoqoftë.

Ku do të na çojë ky konflikt disamuajsh, një përsëritje e neveritshme e konflikteve të mëhershme? Në ç’breg do të na zbresë ky maskarallëk e kjo maskaradë, përsëritur për të disatën herë? Ku do të na çojë “Rama ik”, ku do të na çojë fushata këmbëngulëse zgjedhore e socialistëve, në të cilën spikasin bluzat me datën e zgjedhjeve stampuar në to, e jo idetë?

E sigurt se zgjidhja do të vijë prej të njëjtave palë, prej po atyre emrave, herë miq e herë armiq, herë të dashur e herë të urryer për vdekje. I vetmi organizëm politik i lindur mes kësaj krize nuk bind aspak, pavarësisht emrit të tij me bindjen në ballë. Një tjetër rishtare në politikë, e sponsorizuar, më tepër ngjall keqardhje për kufizimet ideore dhe artikuluese se premton një përmbysje.

Çdo skenar do të na çojë te i njëjti përfundim. Pas gjithë këtij tensioni disamujorësh, pushteti do të jetë i së njëjtës kastë që ka mbretëruar për dekada. Mund të ndryshojnë vetëm të ulurit në ndenjëset e pushtetit. Cikli do të jetë sërish i njëjti: premtime që pasohen nga zhgënjime, ca të pasuruar më tepër e ca në pritje t’u vijë radha, deri në kolapsin e një qeverisjeje dhe nisjen e një tjetre nga të larguar më herët nga pushteti për çuarjen e vendit në zgrip të greminës. Rreth tyre do të jenë si kurorë po ashtu një dorë njerëzish, shfrytëzuesh mundësish për të përfituar diçka prej pushtetit të radhës.

Kjo është e tmerrshmja: e nesërmja e krizës, jo e sotmja. Do të jemi përsëri në duart e të njëjtëve njerëz. Kaq është mjaft për të vënë duart në kokë! Të shpresojmë për më mirë? /tesheshi.com/ 

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
INTERVISTA/ Basha për REL: 30 qershori nuk mund të jetë datë zgjedhjesh (video)

INTERVISTA/ Basha për REL: 30 qershori nuk mund të jetë datë zgjedhjesh (video)

Rama, “sqarim” Metës: ja si duhet kuptuar pluralizmi

Rama, "sqarim" Metës: ja si duhet kuptuar pluralizmi

Ndodh në Los Anxheles: miu bie mbi tryezë, klientja “nxjerr zorrët”

Ndodh në Los Anxheles: miu bie mbi tryezë, klientja "nxjerr zorrët"

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni