Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga Besim LIMANI: Kosova, nevoja e një Kushtetueseje të re dhe e jo e një qeverisjeje të re

Vendimi i gjykimit tё Dekretit tё Presidentit Thaçi i datёs 29 Maj 2020 nga Gjykata Kushtetuese e Kosovёs do tё futet nё histori si njё vendim kontravers dhe politik. Ky vendim nё faktё pasoi pas njё trysnie tё hatashme nga Presidenti Thaçi, LDK-së dhe faktorёve të jashtёm nё punёn e gjykatёsve, qё edhe ashtu janё tё zgjedhur me shumё pikёpytje nё kredibilitetin e tyre, duke u bazu nё aktivitetet e tyre tё mёhershme si aktivist e partiak dhe tё afёrm me PDK-nё dhe LDK-nё. Pёr mё shumё aty ka edhe gjykatёs me beckground kriminal (rasti i Gjykatёsit Radomir.L.). Prandaj ky vendim ndikoi edhe mё shumё nё humbjen e kredibilitetit tё Gjykatёs Kushtetuse.

Tani paraqitet nevoja e domosdoshme e reformimit dhe ndryshimit tё Gjykatёs Kushtetuse (dhe gjykatave nё nivel mё tё ulёt) me gjykatёs kredibil dhe me pёrvoj nё mёnyrё qё mos tё na pёrsëriten situata kontraverse.ku pёr tё njёjtën precedent politik merren dy vendime tё ndryshme dhe kundёrthёnse (rasti i vendimit tё vitit 2014 vs 2020).

Tani me vendimin e Gjykatёs Kushtetuese u krijua precedenti i rrezikshёm, ashtu siҫ nё fakt ёshtё edhe natyra e udhehёqjeve politike 20-vjeçare e Kosovёs, e cila korrespondon me atё qё thotё populli: “ҫka tё mbjellёsh, do tё korrёsh”. Pra, nё Kosovё pёr 20 vite ёshtё mbjellё njё mendёsi e tillë, e marrjes sё vendimeve nё favor tё tё fortёve dhe jo vendime tё arsyes dhe argumenteve, por e atyre qё jan nё pushtet apo siҫ edhe shpesh po e ndёgjojmё nё favor tё atyre, kapёsve tё Shetit.

Pёrpos tjerash, pra ky momentum i ri e ka shpёrfaq pikёn mё delikate tё realitetit tё jetёs nё Kosovё, atё tё kapjes sё shtetit nga gjykatat. Tani luftimit tё korrupsionit dhe keqpёrdorimeve tjera ju ka shtu edhe njё nevojё e domosdoshme, ajo e pavarsimit tё gjygjёsorit dhe Vetingut. Nga kёto zhvillime ka edhe aspekte qe mundё tё shfrytezohen pёr tё mirё, nё aspektin e pёrvojes dhe tё provuarit me qenё nё pushtetё nga VV. Natyrishte nёse shfrytezohen ne aspektin pozitiv.

Qёndresa dhe lufta e pabarabartё e VV ishte e jashtёzakonshme, pёrkundёr trysnive dhe presioneve si nga politika ashtu edhe nga situata e luftimit tё COVID-19. Pra luftё nё dy fronte nga njё qeveri nё detyre, pra si rezultate i tradhёtisё dhe tërheqjes nga Lidhja Demokratike e Kosovёs e cila synon tё marrё udhёheqjen e qeverisё nё formё tё kontrabanduar.

Kosova nё faktё ёshtё njё vend i vogёl pёr tё bёrё politikë tё pavarur, por u pa se Kosova ka rёndёsi strategjike, kjo u dёshmua edhe me implikimin e shumё faktorve tё brendshёm e tё jashtёm nё zhvillimin e fundit politik. Prandaj, angazhimi nё zhvillimin e njё strategjie nё fushёn diplomatike ёshtё mё se e domosdoshme, pasi rezultatet dhe aktivitetet nё kёtё fushё lenё pёr tu dёshiruar (megjithёse ka pёrjashtime, duhet tё kihet parasysh edhe periudha bllokuese e pandemisё!).

Ndёrsa fushat tjera tё qeverisjes sё fundit nё rrafshin e brendshёm, vёrtet shfaqёn risi dhe sollёn njё frymё tё re nё qeverisjen e Kosovёs. Tani kostoja e kёsaj qeverie nё ardhje (qeveria Hoti), do tё jetё e lartё pёr Kosovёn. Pasi kёta nuk janë tё gatshёm dhe as qё kan vullnetin pёr tё punuar nё rrafshin e brendshёm nё interes tё qytetarёve dhe zhvillimit tё Kosovёs (dёshmi ёshtё periudha e tyre qeverisёse 20-vjeçare), por jan tё predispozuar pёr pushtet dhe kryerjen e pazareve dhe marrveshjes me Serbinë, atё tё ndryshimit tё vijёs kufitare. Zaten kjo ёshtё edhe arsyeja kryesore pse kёta po vijnё nё pushtet! /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com