Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik e kanë dëmtuar Kosovën me 100 milionë euro

Nga Bashkim Kastrati

Serbia vazhdon të jetë një pengesë në shumë aspekte për Kosovën. Përveç ndikimeve në Kuvend nga”Lista Serbe”; në privatizim (rasti i Brezovicës); nga ndërhyrjet në veri që po e destabilizojnë vendin;  nga kontrabanda dhe ekonomia joformale në atë pjesë që vazhdon të mbetet e madhe, dëmtim i madh [o bëhet dhe në sistemin elektro-energjetik.

Vlera e dëmeve financiare nga ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik të Kosovës përllogaritet të jetë rreth 6 milionë brenda një viti, ndërsa dëmi që nga paslufta kap shumën mbi 100 milionë euro.

Gjithashtu, dëmet dalin të jenë shumë më të mëdha nëse llogaritet pengesa që po bëhet nga Serbia në funksionimin e linjës 400 kilovatë me Shqipërinë.

Kosova edhe në vitin 2016, vazhdoi të shënojë humbje nga ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik. Zbatimi i marrëveshjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit, (ENTSO-E), nuk arriti të jetësohet.

Këto dëme i ka pranuar ditë më parë edhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT, Mustafë Hasani.

“Në bazë të kalkulimeve që ne i kemi, diku brenda vitit sillen prej 4 deri në 6 milionë euro humbje vjetore, për shkak të alokimit të kapaciteteve, të cilat Serbia po i shfrytëzon vetëm për shkak se ka të drejtën ende mbi këto alokime. Me fillimin e marrëveshjes këto të hyra i vijnë KOSTT-it. Problemi tjetër është i humbjes në funksion të linjës 400 kilovat që e kemi me Shqipërinë. Ne dëshirojmë që ta zgjidhim problemin para se linja të hyjë në funksion me kusht që rrjedha e energjisë, alokimi dhe koncesioni i energjisë të jetë e hyrë që është e KOSTT-it me plotë të drejtë”, ka deklaruar Hasani.

 

Kosova duhet ta kushtëzojë Serbinë deri në heqjen e pengesave

Ekonomisti Lulzim Beqiri, ka thënë për tesheshi.com se marrëveshjet me shtetin serb pothuajse të gjitha kanë dështuar, edhe kjo marrëveshje për energjetikë ka pas një fat të tillë. Sipas tij, misioni i Serbisë është pengimi sa më i madh i Kosovës në të gjitha sferat si në ekonomi, kulturë, shkencë, politik etj.

“Bisedimet do të duhej të kushtëzoheshin me zbatimin e marrëveshjes për energji, pastaj të kalohet në marrëveshje tjera, dëmi mund të jetë shumë i madh në të gjitha aspektet, qytetarët dhe bizneset po hasnin në vështirësi të mëdha në jetën e tyre”, thotë Beqiri.

Ai thotë se Kosova ende edhe 18 vjet mbas lufte vuan për gjënë më elementare, pra furnizimin me energji elektrike, ende ka lokacione që nuk kanë rrymë, ka reduktime enorme, vjetërsi në infrastrukturë etj.

“Serbia e njeh vetëm reciprocitetin në këtë fushë. Republika e Kosovës urgjentisht do të duhej t’ia ndalë kamionët në kufi Serbisë derisa të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Është imediate ndërrimi i strategjisë së bisedimeve me palën serbe sidomos për problemet ekonomike, e keni parasysh dështimin e privatizimit të Brezovicës, tash do të vijë mundësia e futjes së Trepçës në bisedime, dhe thuajse të gjitha asetet vitale të Kosovë po bëhen pjesë e bisedimeve”, theksoi Beqiri.

Ndërsa ekonomisti Mustafë Kadriaj. ka thënë për tesheshi.com se dihet që kjo çështje si shumë çështje tjera janë problem politik dhe mendoj se fajtor për të gjithë këto është sponzorizuesi i bisedimeve Kosovë Serbi. Sipas tij, Bashkimi Evropian po i mbyllë sytë para Serbisë kur kjo deri më tani nuk e ka përfillur asnjë marrëveshje dhe një pjesë të fajit e ka edhe Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit negociatorë të cilët nuk po  e ngritin çështjen që mos të vazhdojnë bisedimet përderisa marrëveshjet e deritanishme nuk po zbatohen.

“Përfaqësuesit negociator nga Kosova të krijojnë bindjen që i përcjellë një ndjenjë inferioriteti ndaj palës negociuese të Serbisë për faktin që kanë krijuar bindjen tek opinioni i gjerë sikurse Kosova ka qenë agresor ndaj Serbisë e që dihet se kush kujt i ka shkaktuar dëme si në viktima dhe në ekonomi gjatë luftës së fundit dhe që po vazhdon me të njëjtin ritëm të pengojë Kosovën në të gjitha proceset dhe funksionalizimin si shtet”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se si një shtet me një buxhet vjetor të varfër padyshim se janë të dëmshme këto vlera si në nivel të një viti kalendarik por edhe të periudhës që nga paslufta. Sipas tij, Serbia përmes  strukturave paralele dhe komunitetit serb vazhdimisht po e sfidon Kosovën ku edhe në këtë rast kur po flasim humbjet që po i shkakton sistemit energjetik të Kosovës, pra komuniteti serb në veri nuk paguan faturat e energjisë elektrike dhe me e renda kjo humbje po na faturohet ne si konsumatorë që është shumë e padrejtë.

“Serbia përmes anëtarësimeve që i ka trashëguar nga ish krijesa e atëhershme Jugosllavia po e pengon Kosovën të krijojë marrëveshje edhe me shtetet fqinje që të shkëmbejnë energjinë elektrike ku kemi rastin marrëveshjen me Shqipërinë e arritur në mbledhjen dy qeverive si rezultat i ndërhyrjes serbe ka mbetur pezull si projekt Transmisioni i energjisë elektrike Kosovë Shqipëri”, thotë Kadriaj.

Marrëveshjet që janë bërë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk po zbatohen nga kjo e fundit. Pra marrëveshja në mes të KOSTT dhe ENTSO është arritur më 1 tetor 2015, por zbatimi nuk ka mundur të fillojë për shkak të bllokadës nga ana e Serbisë.

Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2016, për këtë çështje e ka njoftuar edhe BE-në, se marrëveshja për energjinë e vitit 2013 dhe Plani i Veprimit i vitit 2014, i cili parasheh që sistemi i transmisionit të energjisë së Kosovës (KOSTT) të operojë në mënyrë të pavarur në përputhje me ENTSO, mbetet i bllokuar nga Serbia. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com