Auto Dak
Auto Dak

Mos’hapja e negociatave, politika maqedonas vendos: më 12 prill, në zgjedhje të parakohshme

Përfundimisht, Maqedonia Veriore do shkojë në zgjedhje të parakohshme si pasojë e dështimit të hapjes së negociatave, gjë që u vendos pas një tryeze mes forcave kryesore, iniciuar si nga presidenti Pendarovksi e si nga kryeministri Zaev, i cili do i lërë vendin të parit për të drejtuar një qeveri teknike deri në prill, kur dhe u vendos për datën e zgjedhjeve.

“Propozimi ynë ishte që 22 ose 29 dhjetori, sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga  Spanjë dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zaev.

Vendimi për mos’hapjen e negociatave, goditi rëndë Shkupin zyrtar, i cili mundësoi ndryshimin e emrit nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje historike me Greqinë, duke shpresuar e besuar se do t’i ketë të hapura dyert e integrimit europian. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts