Auto Dak
Auto Dak

Mjaft me racizëm! Mario Balotelli kërcënon me ikje nga fusha

Futbollisti italian Mario Balotelli kërcënoi të linte lojën që po luhej mes Brescias me Veronas, pasi tifozët shpërthyen brohoritje raciste gjatë ndeshjes së djeshme në Serie A.

Sulmuesi, i cili është rikthyer në Serie A, u qetësua nga shokët e ekipit të Bresias dhe lojtarët e Veronas, pasi loja u pezullua për katër minuta në fillim të pjesës së dytë.

Protesta e tij bëri që të pasojë njoftimin me altoparlant se loja do të ndërpritej sipas rregullave të anti-racizmit, nëse provokimi vazhdon.

Më vonë, Balotelli, i cili është me origjinë nga Gana shënoi një gol “ngushëllimi” që nuk e përmirësoi humbjen e skuadrës së tij, e cila përfundoi me rezultat 2-1.

29-vjeçari Balotelli përjetoi racizëm në fillimin e karrierës së tij në Itali, kur nisi të luante me Interin. Arritjet në fushë të Balotellit shpesh kanë qenë në hije nga racizmi në fushë dhe jashtë saj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts