Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DËSHMITË/ Mish derri me pahir: kjo është vuajtja e madhe e ujgurëve nga regjimi kinez

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Sayragul Sautbay u la i lirë nga një kamp riedukimi në rajonin Xinjiang të Kinës. Kjo nënë e dy fëmijëve ka ende makthe nga “poshtërimi dhe dhuna” që mbijetoi ndërsa ishte në paraburgim.

Sautbay, një mjeke dhe edukatore që tani jeton në Suedi, së fundmi botoi një libër në të cilin përshkroi përvojat e saj, përfshirë rrahjet, abuzimit seksual dhe sterilizimin e detyruar.

Në një intervistë të fundit me Al Jazeera, ajo foli për atë që po kalojnë ujgurët dhe pakicat e tjera muslimane, përfshirë edhe detyrimin e tyre për të ngrënë mish derri, i cili është i ndaluar në Islam.

“Çdo të premte ne ishim të detyruar të hanim mish derri. Ata me qëllim zgjodhën një ditë që është e shenjtë për muslimanët, dhe nëse ju refuzoni, ata do t’ju dënonin ashpër,” tha ajo.
Sipas saj, Kina shënjestroi besimet kulturore dhe fetare të pakicës etnike muslimane, duke zbatuar kontrollin mbi ta dhe duke hapur një rrjet kampesh që i justifikon si masa kundër “ekstremizmit”.

Nga ana tjetër, antropologu gjerman Adrian Zenz tha se politika bujqësore është bërë pjesë e një politike anti-muslimane në Kinë.

Sipas tij, dokumentet dhe artikujt në mediat shtetërore tregojnë se ka përpjekje “aktive” për të promovuar ferma derrash në rajon.

Në nëntor 2019, një nga zyrtarët e lartë në provincën Xinjiang, Shohrat Zakin, tha se rajoni do të kthehej në një “qendër të mbarështimit të derrave”, një veprim që ujgurët thonë se kundërshton mënyrën e tyre të jetës.

Një artikull i botuar në maj nga Zenz përshkruan një fermë të re në Kashgarin jugor, e cila synonte të prodhojë 40,000 derra çdo vit.

Marrëveshja u nënshkrua zyrtarisht në 23 prill të këtij viti, dita e parë e Ramazanit, muaji në të cilin muslimanët agjërojnë. Muslimanët përbëjnë 90 përqind të popullsisë së qytetit dhe në kontratë thuhet se prodhimi është menduar për përdorim shtëpiak jo për eksport.

“Kjo është një përpjekje për të fshirë plotësisht kulturën dhe fenë e njerëzve në Xinjiang. Eshtë një strategji e sekularizimit, e cila do t’i bënte ujgurët laikë që të ndiqnin Partinë Komuniste,” tha Zenz.

Por Pekini ka mbrojtur këtë lloj politike, duke thënë se ajo është një mënyrë për të luftuar “tre të këqija – ekstremizmin, separatizmin dhe terrorizmin”, pas trazirave vdekjeprurëse në kryeqytetin rajonal Urumqi në 2009.

Ashtu si Sautbay, biznesmenia ujguer Zumret Dawut u arrestua në mars 2018. Për dy muaj, autoritetet i kërkuan asaj të shpjegonte lidhjet me Pakistanin, nga është burri i saj. Ata gjithashtu e pyetën atë nëse ajo studionte fe dhe lexonte Kuran.

Ajo thotë se ishte poshtëruar rregullisht dhe në një rast hetuesi e goditi atë në fytyrë me një letër. Në një rast tjetër, asaj iu desh t’i luste rojet që ta linin të shkonte në tualet, por ata e lanë të lidhur dhe e shikonin gjithë kohën. Ajo gjithashtu konfirmon se i duhej të hante mish derri rregullisht.

“Në mënyrë që të mbijetonim, ne duhej të hanim atë që na ishte shërbyer,” i tha ajo Al Jazeera-s.

Sidoqoftë, kjo nuk ishte asgjë krahasuar me atë që ndodhi më pas. Ajo dhe disa të burgosur të tjerë u sterilizuan për t’i parandaluar që të kishin më shumë fëmijë

Sautbay thotë se praktika e shërbimit të mishit të derrit është përdorur edhe në vende të tjera, të tilla si në shkolla ku nxënësit janë detyruar të konsumojnë atë që e kanë të ndaluar.

Gjithashtu, shton ai, qeveria ka nisur një iniciativë të quajtur “ushqim falas” për fëmijët muslimanë në kopshte, ku ata u shërbyen mish derri pa dijeninë e tyre. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts