Auto Dak
Auto Dak

Microsoft: po, përgjojmë bisedat në Skype, dhe ja pse

Punëtorët e Microsoft-it herë pas here dëgjojnë biseda e realizuara në Skype. Ky përgjim vlen për ata që përdorin programin me softuer të përkthimit të gjuhës.

Sipas faqes së teknologjisë Motherboard, disa kontraktorë të Microsoft dëgjojnë bisedat e realizuara për të kontrolluar cilësinë e përkthimeve.

Sidoqoftë, fakti që njerëzit mund të dëgjojnë thirrjet nuk është shprehur qartë në rregulloren e hapur të Skype.

Microsoft tha se kishte lejen e përdoruesve për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat e tyre.

Shërbimi i Përkthyesit Skype përkthen dialogje gjatë thirrjeve live audio dhe video.

Faqja e teknologjisë gjithashtu tha se kishte prova që kontraktorët mund të dëgjonin komandat zanore që flisnin me Cortana, asistentin virtual të Microsoft.

Deklarata e intimitetit të kompanisë thotë se të dhënat mund të ndahen “me shitësit që punojnë në emrin tonë” – por nuk përcaktojnë qartë se kush përfshihet këtu.

Problemet e cenimit të privatësisë janë kundërefektet kryesore të teknologjisë informative. Pavarësisht rregulloreve që qartësojnë “limitet” e eksploatimit të të dhënave, shumë prej tyre cenojnë të dhënat personale, e ndonjëherë edhe ato bankare të klientëve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts