Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Meta, tjetër mesazh anti-Rama si “kryepozitar” në presidencë

Presidenti Meta përcolli tjetër thirrje prej kryeopozitari, duke patur në shënjetër atë që i është shndërruar në obsesion politik – kryeminisitrin Rama – qyshse ky i fundi “përzuri” LSI-në e tij nga bashkëqeverisja në 2017.

“Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane! Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE”, shkruan njeriu në krye të shtetit, në mesazhin e radhës anti-qeveri.

Kujtojmë se edhe pse është zgjedhur nga PS si president, Meta ka vijuar rregullist sulmet politike kundër partisë në pushtet. /tesheshi.com/   

 

auto pjese dak

Related posts