Auto Dak
Auto Dak

Meta, mistikë politike mbi Tomorr: fati i Shqipërisë, nga Abaz Aliu!

Si i besimit bektashi, presidenti Meta beson se Abaz Aliu do ketë ndikim në zhvillimet shqiptare. I pranishëm në peligrinazhin e Malit të Tomorrit, kreu i shtetit bëri një lidhje mistike mes figurës së Abaz Aliut, të cilin bektashinjtë e mbajnë për shenjt, si dhe realitetit politik shqiptar, duke u shprehur:

“Kënaqësi të shoh sot më shumë besimtarë dhe mysafirë të nderuar, të cilët janë bashkuar me ne në këtë Festë të Shenjtë, këtu në malin e Tomorrit.

Kjo është shenjë e mirë që punët në vitin që vjen do të shkojnë më mirë për vendin tonë dhe në të gjitha hapësirat tona, me ndihmën e Abaz Aliut”, tha Meta, me në krah baba Mondin.

Në gjykimin politiko-fetar të kreut të shtetit, te Abaz Aliu gjendet forca frymëzuese.

“Abaz Aliu të na japi forcë të gjithëve në rrugën tonë për një Shqipëri më të drejtë, për një Shqipëri më të bashkuar, për një Shqipëri të vërtetë europiane, siç e meritojnë të gjithë shqiptarët”, theksoi Meta nga maja e Tomorrit. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts