Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Meta: e di se ç’do populli, por s’e pres dot!

Në një dalje për mediat, presidenti Meta pretendoi se ka popullin me vete në kuazën e tij, se e dinte se ç’’kërkonte populli, por se mund të ndërhynte pa e pritur popullin.

Qëllimi i Presidentit nuk është të nxisë protesta. Por në kushte kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e qytetarëve shqiptarë në interes të një pakice, vendos një mur në rrugën europiane në BE, Presidenti e di se çfarë do populli shqiptar. Nuk do pres popullin t’i japë drejtim kësaj çështje”, tha njeriu në krye të presidencës shqiptare, i cili i ka hapur luftë mazhorancës prej së cilës është zgjedhur president.

Me këto deklarime, Meta dha të kuptuar se ai mund ta shpërndajë parlamentin. Kjo, pasi sipas tij, ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor – ato që pretendohet se shkelin marrëveshjen e 5 qershorit – cenojnë zgjedhjet e 25 prillit.

“Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri”, tha kreu i shtetit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts