Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mbyllet dhe e bujshmja dosja CEZ, kush është gjykatësi që qetëson Berishën dhe Metën?

Eshtë mbyllur dhe dosja e famshme CEZ, ajo e privatizimit të Operatorit të Shpërndarjes, një kompani që iu dha çekëve në vitin 2007, por që pati një fat të errët, duke u konsideruar si ndër aferat më të rënda korruptive gjatë qeverisjes Berisha, në të cilën përflitet de u implikua me vonë dhe Meta, pas koalicionit mes tyre në 2009-ën.

Kjo dosje, që sipas një komisioni hetimor parlamentar ka çuar në dëmin e rreth 400 milion eurove në shtet, kishte dhe emra si i biri i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni.

Dosja CEZ është mbyllur nga i njëjti gjykatës që mbylli dhe dosjen e lobimit me para ruse në ngarkim të kreut demokrat Basha, Lazër Sallaku.

Nga mazhoranca, nr.2 i saj Taulant Balla, pretendon se kjo dosje duhet hetuar nga SPAK. /tesheshi.com/      

auto pjese dak

Related posts