Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Makina për të blerë apo shitur, ja si do të kryhen veprimet…

Një sistem online që do të lidhë noterët në të gjithë Shqipërinë me Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor pritet të vihet në funksionim. Përmes këtij sistemi do të mundet që të gjitha veprimet e shitjes dhe blerjes, të realizohen direkt te zyra noteriale, pa nevojën e të marrit vërtetim për gjoba apo shkelje të ndryshme nga Drejtoria Rrugore.

Ky sistem, që do të ndërtohet së shpejti, aktualisht pret miratimin nga AKSH, që do të realizojë verifikimin e autorësisë së një automjeti dhe të gjobave.

Sipas drejtueses së Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi ky sistem do të jetë transparent dhe lehtësisht i aksesueshëm.

Sadushi pohoi për Monitor se ky sistem, i cili është aktualisht në fazë ndërtimi, pritet që më së shumti, të lehtësojë procesin e verifikimit të likuidimit të taksave të automjeteve, në momentin që një individ i drejtohet noterisë për të bërë shitjen.

Sipas saj, në të gjitha noteritë në Shqipëri vijon normalisht procedura e shitblerjes së automjeteve dhe verifikimit të gjobave, e nisur që një vit më parë, gjë që sipas saj, ka sjellë shmangien e radhëve të gjata në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Me ndërtimin e këtij sistemi të ri, do të kemi mundësi që të marrim edhe shifra të sakta të këtyre veprimeve./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts