Auto Dak
Auto Dak

“Mafiozi” i përgjigjet Metës: gati për ballafaqim ligjor

Ardian Dvorani, “mafiozi” sipas Metës, njeriu që drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi e që kreu i shtetit ka vendosur të bëjë kallzim penal ndaj tij, ka reaguar shkurt er qetësisht pas këtij vendimi.

“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje.

Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.

Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim”, ka thënë Dvorani në një reagim.

Më tej, ai vijon të jetë thumbues, kur deklaron se “edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi”, përfundon reagimi i Dvoranit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts