Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Luftë brenda llojit në LDK, Vjosa Osmani “çon” në polici kolegun partiak

Kryetarja e Kubvendit të Kosovës Vjosa Osmani,  ka paditur në polici deputetin  e partisë së saj Xhavit Ujkaj, duke e akuzuar për kërcënim. Lajmin e ka bërë publik vetë Osmani me anë të një njoftimi në Facebook.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici.

 Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit.

Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit“, shkroi Osmani.

Kjo ngjarje pason një armiqësi ndaj Osmanit në radhët e lidershipit të LDK-së, nga fakti se ajo qe kundër rëzimit të qeverisë “Kurti”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts