Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Lirimi i amerikanëve nga Irani duket si fitore për Obamën, por kritikët e shohin si kapitullim

Ditën pas nënshkrimit të marrëveshjes historike me Iranin, presidenti Obama shkoi në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë për të festuar.  Një reporter donte të dinte përse ai ishte “i kënaqur” të përfshihej në festime, kur katër amerikanë të pafajshëm mbeteshin të burgosur në Iran.

“Nocioni pse jam i kënaqur të festoj ndërsa amerikanët dergjen burgjeve të Iranit?, u përgjigj Obama. “Kjo nuk ka kuptim, dhe ju duhet ta dini këtë gjë”.

Ai u zotua të vijojë punën derisa të burgosurit të bashkoheshin me familjet e tyre.

Gjashtë muaj më pas, Obama e mbajti premtimin e tij kur Irani liroi pesë qytetarë amerikanë ditën e shtunë, mes tyre edhe korrespondentin e “Washington Post”, Jason Rezaian, i cili kaloi 544 ditë në qeli.

Ishte një nga ato momentet “jua thashë” për presidentin që ka vënë në lojë trashëgiminë e tij në politikën  e jashtme mbi marrëveshjen bërthamore me Teheranin, marrëveshje e cila është denoncuar nga kritikët e tij si një kapitullim ndaj një Irani që nuk mund t’i zihet besë.

“Linjat e kuqe” të hequra gjatë negociatave për marrëveshjen bënë që republikanët të festojnë lirimin e amerikanëve, por mbetet e dyshimtë nëse Shtëpia e Bardhë ka lëshuar shumë, me qëndrimin e butë ndaj shtatë personave të akuzuar se kishin shkelur sanksionet tregtare amerikane ndaj Iranit. Administrata Obama dhe aleatët e saj llogarisin se arritja diplomatike me Iranin ka nisur në prodhojë përfitime më të gjera.

“Ndërsa dy linjat e negociatave nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt  nuk ka dyshim se progresi në bisedimet humanitare u përshpejtua gjatë rimëkëmbjes së marrëdhënieve dhe hapjes së kanaleve diplomatike gjatë kursit të bisedimeve bërthamore”, u tha sekretari i Shtetit, John Kerry reporterëve në Vjenë.

Për Obamën, lirimi i të burgosurve amerikane – në të njëjtën ditë që inspektorët ndërkombëtarë çertifikuan se Irani kishte përmbushur detyrimet sipas marrëveshjes dhe u hoqën edhe disa sanksione – i vë pikën një jave gjatë së cilës, strategjia e Iranit u testua më shumë se një herë.

Të martën, vetëm disa orë përpara fjalimit vjetor, State of the Union, 10 marinarë amerikanë u ndaluan në ujërat iraniane. Republikanët kërcyen duke thënë se Teherani po testonte e po ngacmonte Shtëpinë e Bardhë për të treguar dobësinë e Obamës.

Obama nuk e përmendi situatën gjatë fjalimit njëorësh dhe ditën tjetër, marinarët u liruan pa asnjë lëndim, në një kontrast të thellë me incidentin e vitit 2007 gjatë të cilit Irani mbajti peng 15 marinarë britanikë për gati dy javë.

Këto ngjarje sugjerojnë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit “janë rritur me disa shkallë”, thotë Vali Nasr, nga shkolla “Johns Hopkins” për Studime të Avancuara Ndërkombëtare. “Asnjë nga fitoret që nga marrëveshja bërthamore – pjesëmarrja e Iranit në bisedimet e Vjenës, lirimi i të burgosurve, lirimi i marinarëve amerikanë – është në vetvete një zhvillim  shpartallues. Mirëpo, së bashku, ato tregojnë më së paku, një trend”.

Përputhja në kohë mes lirimit të të burgosurve dhe heqjes së sanksioneve ekonomike ndaj Iranit ngriti shumë pyetje në Uashington, pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin këmbëngulur me muaj të tërë se lirimi i amerikanëve nuk varej nga sanksionet.

Obama vetë kishte këmbëngulur se nuk është kjo situata. “Mendoni për logjikën që krijon”, tha Obama në korrik, “papritur Irani kujtohet se mund të marrë konçesione shtesë nëse mban amerikanët ende peng”.

I pyetur për kritikat nga kampi republikan se administrata Obama e kishte “liruar” shumë dorën me Iranin, zyrtarët thanë se presidenti kishte marrë vendimin duke analizuar se si do të ishte më mirë, të linte amerikanët në burg për shkak se nuk duhej bërë një gjest humanitar reciprok. “Vendosmëria jonë ishte që vendimi më i mirë ishte të merrnim njerëzit tanë në shtëpi”, thanë zyrtarët.

Edhe pse bisedimet mes dy vendeve u përshpejtuan pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, rruga për shkëmbimin e të burgosurve gati u rrëzua pasi marrëdhëniet e brishta mes dy vendeve u testuan rëndë nga vendimi i Iranit për të ndërmarrë testime balistike.

“Nëse standardi është se problemet me Iranin do të zhduken, marrëveshja bërthamore nuk e justifikon këtë, por furnizon mjetet për t’i menaxhuar më mirë problemet dhe të dhënat e kësaj jave thonë se marrëveshja e ka bërë këtë detyrë tashmë”, thotë Jon Alterman, ekspert për Lindjen e Mesme në Qendrën për Studime Strategjike e Ndërkombëtare.

Administrata Obama po përpiqet të shtyjë pak e nga pak Iranin në drejtimin konstruktiv, shton eksperti. “Qëllimi  i  marrëveshjes është ta bëjë Iranin një shtet më normal, si në mënyrën e sjelljes ashtu edhe në mënyrën se si trajtohet në botë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com