Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

LETRA/ Mbi 1 mijë ligjvënës europianë: jo aneksimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli, rrezikon rendin global

Në një letër të përbashkët, më shumë se një mijë ligjvënës europianë dënuan planin e qeverisë izraelite për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar.

Në letër, parlamentarët u bëjnë thirrje liderëve të BE që të parandalojnë zbatimin e aneksimit të Izraelit dhe të shpëtojnë perspektivat për zgjidhjen e krizës së Lindjes së Mesme duke krijuar dy shtete të pavarura.

Një total prej 1,080 ligjvënësish nga 25 vende evropiane dhe Parlamenti Evropian, në letër gjithashtu mbështetën një mesazh të hershëm të shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borell se plani i aneksimit të Bregut Perëndimore nuk mund të kalojë pa reagime dhe pasoja.

“Ne, parlamentarët në të gjithë Evropën, jemi të përkushtuar për të mbrojtur një rend global bazuar në rregulla të qarta, ndajmë shqetësime serioze në lidhje me planin e Presidentit amerikan Trump për një konflikt izraelito-palestinez dhe perspektivat e menjëhershme për aneksimin e Izraelit të Bregut Perëndimor”, thuhet në letër.

Parlamentarët paralajmëruan gjithashtu për dëmin e planit të ashtuquajtur “paqeje” të Lindjes së Mesme, i cili promovon kontrollin e përhershëm të Izraelit mbi territorin e fragmentuar të Palestinës, duke i lënë palestinezët pa sovranitet dhe duke i dhënë dritën e gjelbër Izraelit për të aneksuar në mënyrë të njëanshme pjesë të rëndësishme të Bregut Perëndimor.

Në letër thuhet më tej se plani i qeverisë së formuar rishtazi të koalicionit izraelit për aneksimin në erëndim, është fatale për perspektivën e vendosjes së paqes në Lindjen e Mesme dhe se është një faktor i mundshëm përçarës për rendin rajonal dhe global. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com