Kumanova në sytë e botës, ja si e panë ‘të huajt’ përleshjen e përgjakur

Ndërkohë që sot Kumanova e Maqedonisë është përgjakur për shkak të përleshjes mes popullsisë me policinë e ushtrinë vendase, nuk kanë ngelur pa reaguar as ndërkombëtarët dhe gjithçka që po ndodh në këtë qytet është pasqyruar gjerësisht në median ndërkombëtare, krahas asaj vendase dhe të diasporës, përfshirë median shqiptare e atë të Kosovës.

Të parat që kanë qenë ‘media roje’ dhe që kanë dhënë hap pas hapi, prej mëngjesit se çfarë po ndodhte në Kumanovë, kanë qenë mediat italiane. ‘La Repubblica’ vendos nhë faqen e saj online një lajm të gjatë dhe të detajuar me titullin “Macedonia, scontri con gruppi armati al confine con il Kosovo” (Maqedoni, përleshje e armatosur në kufirin me Kosovën), ndërsa në një lajm të dytë, si përditësim vendoset një fotogaleri me momentet më kryesore të ngjarjes së ditës.

Nëse vijojmë më tej, agjencia italiane e lajmeve “Ansa.it” nis raportimet në mëngjes me shkrimin “Macedonia: nuove proteste contro governo” (Maqedoni: protesta të reja kundër qeverisë). Vetëm një orë më parë, në lidhje me ngjarjen e Kumanovës, kjo agjenci lajmesh publikon “Macedonia: attacco uomini armati, 6 morti. Media, in serata si arrendono” (Maqedoni: sulm me armë, 6 të vdekur. Media, në mbrëmje dorëzohen).

Edhe Euronews, Rai Neës, TgCom, Il Messaggero i kushtojnë një rëndësi të veçantë pasqyrimit të ngjarjes së rëndë në Maqedoni, duke e pozicionuar tek lajmet kryesore në informacionet nga bota.

Ndërkohë që media ndërkombëtare, siç është BBC news shkruan “Macedonia police fight an ‘armed terrorist group’” (Policia në Maqedoni lufton me ‘një grup terrorist të armatosur’) dhe sqaron gjithë situatën në vend.

Reuters përditëson minutë pas minute lajmin e kësaj ngjarjeje, duke përfunduar me shkrimin para 20 minutash me titull “Five Macedonian police officers killed in armed clashes in north” (Vriten pesë policë maqedonas gjatë një përplasje të armatosur në veri).

Fox news gjithashtu e vendos këtë ngjarje në vëmendjen e lajmeve të rëndësishme nga bota duke i kushtuar një shkrim të gjatë dhe të detajuar, në të cilën analizon edhe shkaqet e pasojat e kësaj përleshjeje.

Në të njëjtën kohë, pas konfliktit, serbja ‘B92.net’ nuk ngelet pas në raportim, por duke e parë gjithçka të lidhur me vetë Serbinë. “More police sent to border after clashes in Macedonia” (Më shumë policë dërgohen në kufi pas përplasjes në Maqedoni), është një nga titujt më të rëndësishëm të kësaj media.

Gjithë ngjarja pasqyrohet shumë qartë, në mënyra dhe këndvështrime të ndryshme, ndërsa nuk mungojnë as komentet e shumta në lidhje me përgjakjen e këtij qyteti dhe arsyet që i çuan banorët e Kumanovës në përleshje./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts