Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ku mbeti areoporti i Vlorës? Rama: Prisni, do të bëhet!

Ç’do të bëhet me areportin e premtuar të Vlorës? Kryeministri Rama e rihapi çështjen, duke qenë i bindur se do të bëhet.

“Prirja për të besuar gënjeshtrat, sajesat është shumë e madhe se sa prirja për të vërtetuar faktet. Punimet për aeroportin e Vlorës u ndëprenë nga karantina. Kompanitë e interesuara bënë kërkesa që të shtyhen proceset. Ne e ngrimë aty ku ishte që do të thotë në pak ditë do të rihapet procesi. Janë vetëm pak ditë që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës”, tha shefi i qeverisë shqiptare.

Rama theksoi më tej se “eksperienca më ka mësuar që merren me këto punë që ka të papritura, vonesa e nevoja që ka gjatë rrugës. Patjetër që ka një rrugë të gjatë për të bërë deri kur të lidhet një kontratë”.

“Projektet nisin kur ideohen dhe më pas kalojnë në koncept e në projekt zbatimi. Ne nuk kemi bërë ndonjë mrekulli por jam i bindur për cilësinë e projekteve dhe standartet e realizimin e tyre”, theksoi i pari i qeverisë.

Ndërkohë, Rama ka premtuar ndërtimin e një areoporti dhe në sarandë, ndërkohë që po vijon puna për terminalin e areoportit të Kukësit, për ta vënë dhe atë në efiçencë. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts