Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E PANJOHURA/ Kryeministrja fatngjashëm me Ramën, e sinqertë në fushatë: nuk ekziston manual rimëkëmbjeje pas-COVID

Kryeministrja e  Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila bëri diferencën në botë dhe nën pandemi, duke qenë e para kryeqeveritare e cila shpalli “fundin e luftës” në vendin e saj javë më parë, po fillon një fushatë zgjedhore, ku popullariteti që ajo fitoi duke iu përgjigjur pandemisë mund të rrisë shanset e partisë së saj, asaj Laburiaste, në zgjedhjet parlamentare në shtator.

Në nisjen e fushatës të dielën, ajo njoftoi mbështetje shtesë financiare për bizneset e vogla dhe vendet e reja të punës, në një vend që në fakt, si kudo, po përballet me një krizë ekonomike për shkak krizëssë koronavirusit.

Partia e saj, e cila qeveris në koalicion me të Gjelbrit dhe Partinë Kombëtare të Zelandës së Re, do të përballet me Partinë Kombëtare në një fushatë për të cilën pritet të mbizotërohet pikërisht nga pandemia.

Ekonomia e paralizuar e vendit

Nëse popullariteti i kryeministres  Ardern reflektohet në rezultatet e zgjedhjeve, Laburistët do të jetë në gjendje ta drejtojnë vendin vetë pa pasur nevojë për një koalicion.

Masat e shpejta dhe të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit kanë paralizuar aktivitetin ekonomik dhe e kanë zhytur vendin në një recesion teknik për herë të parë në një dekadë.

“Nuk kishte asnjë manual për COVID-19,” tha Ardern në kongresin e Partisë Laburiste. “Nuk ka asnjë manual të rimëkëmbjes.”

Ajo tha se sistemi i huave pa interes për bizneset e vogla, të cilat duhet të paguhen brenda një viti, do të zgjatet deri në fund të vitit dhe se do të krijohen më shumë vende pune në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe infrastrukturës brenda planit të shpallur më parë.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë rreth një të tretën e PBB-së së Zelandës së Re.

“Nuk mund të kujtoj një periudhë në historinë tonë të fundit kur kolektivisht duhej të përballemi me një kombinim mizor të ngjarjeve, nga një sulm terrorist, një shpërthim vullkanik, një pandemi globale dhe tani një krizë financiare,” tha Ardern.

Në mars të vitit të kaluar, 51 muslimanë u vranë nga të shtënat masive më vdekjeprurëse në Zelandën e Re, dhe në dhjetor, 21 njerëz u vranë në një shpërthim vullkanik. Ajo ka fituar simpatinë në mbarë botën me udhëheqjen e saj të dhembshur dhe të vendosur.

Fati i saj në qeverisje ngjason deri diku me atë të Ramës në Shqipëri, pasi ky i fundit është përballur me një tërmet – po me 51 të vdekur, siç në rastin e sulmeve në xhaminë e ChristChurch-it  – e padyshim dhe me pandeminë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts