Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KRIZA/ “Turkoshaku Rama që vajzën kurbinase do t’ja jep turkut”: detaje mllefi opozitar ndaj paktit të Ankarasë

Nuk ka dyshim se marrëveshja e fundit Rama-Erdogan në Ankara, shoqëruar nga një pritje e pazakontë protokollare e kryeministrit shqiptar, ka shqetësuar jo pak opozitën.

Edhe instiktivisht, ajo ka parandjerë se kjo marrëveshje, e cila është në fakt një pakt strategjik turk-shqiptar, ku Turqia jo thjesht do investojë, por do marrë në dorë për reformim tërësor disa sektorë defektozë në Shqipëri, siç do jetë shëndetësia, shkon teJ 25 prillit. Turqia sot është një fuqi me impak global dhe nuk nënshkruan pakte të cilat mund të zhbëhen për tre muaj.

Kjo ështe tema çuditërisht më aspak e debatueshme në kuadër të 25 prillit, se kë preferojnë, dhe jo vetëm Turqia, por përgjithësisht ndërkombëtarët, në pushtetin e post-25 prillit. Mos harrojmë se në lojë është dhe Refoma në Drejtësi, ku dy investuesit e saj, SHBA dhe BE, kanë identifikuar si “armiq” të reformës në fjalë aktorët kryesorë opozitare. Preferenca jo domosdoshmërisht është diktim, por si preferencë, e cila nuk ka gjasë të mos ekzistojë, aq më shumë kur është fjala për “kantiere të hapura”, nuk ka mundësi të mos jetë dhe impaktive.

Dhe, te pakti Rama-Erdogan, me gjasë opozita ka lexuar, nën ankthin e një pamundësie të sërishme për të riardhur në pushtet, edhe mbylljen e llogarive të 25 prillit.

Ndaj dhe ka një mllef, një mllef që në fakt, në rrethana të tjera, e bindur në fitore, e relaksuar nga kjo, nuk do ekzistonte.

Pas asaj që u firmos në Ankara, pasuan tentativat për ta zhvlerësuar, ku do mjaftonte perla e Kryemadhit, sipas së cilës Rama po përgatit azil në Turqi, për të kuptuar nivelin e degradimit të mendimin opozitar, që as mendim nuk është.

E ditë pas dite, u shfaqen ato që kanë zëvëndësuar mendimin opozitar po me një fjalë nis me “m” – mllef.

Ja dy të fundit:

Një gazetar i oborrit opozitar, i cilësuar naivisht si analist, shkon deri aty sa e cilëson kryeministrin si turkoshak.

“Për të përmbysur një turkoshak si Edi Rama…”, shkruan analisti riosh, duke shprehur jo mllef ndaj Ramës por ndaj liderit turk apo vetë Turqisë në këtë rast.

Më pas vjen kryerinori i PD-së, Belind Këlliçi, i cili e ka përjetuar keq faktin se ndonjë turk që punon në banesat e Laçit, atyre që po dhuron Turqia, mund të martohet me një vajzë të zonës, siç bëri humor kryeminisstri me një nga ana gjatë një inspektimi të fundit në kantier.

“Mund të jemi vend i varfër, por dinjiteti dhe krenaria nuk na kanë munguar KURRË.

Halli i familjeve kurbinase që humbën shtëpitë nga tërmeti mund t’i ndodhë kujtdo.

Prandaj…, kërkoji ndjesë motrave tona kurbinase për atë që the sot! Mos i trajto ato si konkubina të sarajeve të sulltanit!”

Vajzat e Kurbinit nuk kanë nevojë të martohen me turq për të patur një çati mbi kokë”, shkruan Këlliçi, duke qenë, me këto perla, mes analistit dhe znj. Kryemadhi.

Kur mllefi zëvëndëson mendimin, do të thotë që je një krizë e rëndë mendimi.

Të marrësh sot drejtimin e Shqipërisë, duhet të jesh gjeni i mendimit, fantazisë, kreativitetit, ideve, vizioneve, aftësisë, zhdërvjelltësisë, talentit shumëplanësh, pa llogaritur moralin.

Cilën prej këtyre posedon opozita jonë, tashmë edhe anti-turke? /tesheshi.com/         

auto pjese dak

Related posts