Auto Dak
Auto Dak

Kriza politike në Maqedoni, ende asnjë dritë në fund të tunelit

Kriza politike e Shkupit është në nivel alarmant, por akoma më shqetësues është fakti se nuk shihet drita në fund të tunelit, pasi vet protagonistët e kësaj krize qëndrojnë fort të barrikaduar në istikamet përkatëse.

Me javë të tëra, opozita maqedonase është duke shpalosur biseda telefonike, të cilat sipas saj, paraqesin “bombat” të cilat do t’trondisin pushtetin, pasi dëshmojnë për përfshirjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë në afera korrupsioni, përzierjen e tyre në punën e gjygjësorit, manipulim me proçesin zgjedhor dhe kontroll të plotë mbi mediat, duke vendosur kështu një regjim totalitar në shtet, ndërsa daljen nga situata e krijuar,  e shohin vetëm  nëpërmjet një qeverie gjithpërfshirëse e cila në afat disamujor do të krijojë kushte për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi  paraprakisht të pastrojë listat e votuesve, ndërsa një rokurorë i pavarur, është nga kërkesat thelbësore.

Thellimi i krizës

Në shikim të parë, bombat e Zajevit, as për së afërmi nuk po aRrijnë efektin e paralajmëruar, sepse me një logjikë të çuditshme, qeveritarët mbrohen duke kontestuar rrugën me të cilën opozita është furnizuar me materialet komprometuese, për çka akuzojnë shërbimet sekrete të huaja, ndërsa për vet bisedat, thonë se janë të montuara.

Nëse kësaj I shtohet mitingu i VMRO-së të dielën, në të cilin kryeministri Gruevski refuzoi kërkesat për qeveri teknike, dhe  informatat të cilat i plason nëpërmjet megafonëve të vet meditik  për përfshirjen e partisë së Menduh Thaçit në qeveri, do t’kuptojmë se është barrikaduar thellë, për t`u mbrojtur nga sulmet e ditëve në vijim.

Partitë shqiptare

Partia shqiptare në pushtet, BDI, duket e pafuqishme nga aspekti i forcës politike që ka në parlament, aty ku votohet dhe shkarkohet qeveria, ndërsa është vet nënkryetari i saj Musa Xhaferi, që deklaroi të hënën se VMRO, ka shumicën parlamentare, dhe në këtë drejtim, partia e tij nuk mund të bëjë shumë, por një gjë e bënë në vazhdimësi, ndërsa kjo, kërkesa për inkuadrimin e faktorit ndërkombëtarë, si ndërjetësues.

“Çfarëdo që të ndërmeret në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje, pa filluar dijalog me ndërjetësim ndërkombëtarë, është hap i përshpejtuar, dhe joadekuat” deklaroi zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani.

Situata e krijuar, e ka gjetur Partinë Demokratike Shqiptare  të përçarë në dy tabore, atë të kryetarit Menduh Thaçi,  i cili qartë është pozicionuar me VMRO-në, dhe të “Lëvijes për Reforma”  të cilën e kryeson Zijadin Sela,  i cili kërkon dorëheqjen e Thaçit. Kongresi i kësaj të fundit këtë muaj, e ka bërë të jetë e koncentruar në luftën e brendshme partiake.

Më e zëshme, paraqitet Lëvizja BESA. Afrim Gashi, nga figurat kyçe të saj,  konsideron se Maqedonia ka falimentuar institucionalisht, pasi siç thotë,  Prokuroria, Gjykata, Qeveria, Kuvendi, mediat,  janë kapur plotësisht nga disa persona.

“ Ne mendojmë se sa më shpejt na duhet një qeveri ekspertësh të propozuar nga institucione arsimore-shkencore të vendit dhe nga faktori ndërkombëtarë, qeveri e cila do të përgatiste vendin për zgjedhje të lira dhe demokratike. Nuk guxon askush ta cenojë lirinë, barazinë dhe drejtësinë në këtë vend, për favore personale, familjare ose klanore”.

Komuniteti Ndërkombëtar

Shqetësimi I komunitetit ndërkombëtar është i  dukshëm, ndërsa njohësit e diplomacisë thonë se fakti që kryetari i komisionit Evropian, Zhan Klod Junker (Jean-Claude Juncker) ditë më parë i’a anuloi mikpritjen kryeministrit Gruevski, dëshmon qartë për perceptimin e situatës nga Brukseli zyrtarë.

Së fundmi, Holanda i ka tërhequr vërejtjen Gruevskit se Maqedonia rezikon të humb ftësën për anëtarsim në NATO, nëse  shteti vazhdon të largohet nga proceset demokratike, ndërsa nuk janë të paktë  zërat që alarmojnë se vendi mund të humb edhe rekomandimin që ka për fillim të negocijatave me BE-në. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts