Kriza, mesazh i Vjenës nga Patosi: koha për dialog

Nga Patozi, Vjena ka përcjellë mesazhin e uljes së palëve politike në tryezë, më saktë të krerëve kryesorë të tyre .

Ka qenë ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler, i cili nga Patosi i është bashkuar thirrjes së përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë për dialog, gjithnjë duke dënuar dhunën.

“Qytetarët kanë gjithmonë të drejtë për të protestuar, por dhuna është diçka që ne e dënojmë absolutisht.

Ka ardhur koha që partitë t’i zgjasin dorën njëra –tjetrës. Pas pesë protestave tani është koha për dialog politik.

Këtë presin edhe shqiptarët, që të funksionojë dialogu”, tha ambasadori Sattler. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts