KQZ rrëzon kërkesën e PD për çrregjistimin e kandidatit për Kurbinin, Altin Biba

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kishte kërkuar çrregjistrimin e kandidatit për Kurbinin Altin Biba.

Në mbledhjen e ditës së sotme me katër vota pro dhe tre kundër, KQZ, rrëzoi kërkesën e demokratëve, duke lënë në fuqi regjistrimin e Altin Bibës si kandidat të PD për Kurbinin.

Më herët edhe Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD për tërheqjen e kandidatit për Kurbinin. PD argumenton se dorëheqja e Altin Bibës nga gara për Kurbinin, ka ardhur si pasojë e kërcënimeve të marra nga mazhoranca./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts