Auto Dak
Auto Dak

Konstitiuimi i Kuvendit të Kosovës, Haradinaj nuk tregon nëse i kanë numrat

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, sërish nuk ka treguar nëse i kanë numrat për të zgjidhur krizën politike, edhe pse ka thënë se janë duke punuar për një qeveri me bazë të gjerë.

Haradinaj ka pohuar se po bëhen përpjekje që në seancën e ardhshme, e cila mund të mbahet në fundjavë apo javën tjetër, të konstituohet Kuvendi.

“Përgatitjet janë në fazën finale për një qeveri gjithëpërfshirëse me bazë më të gjerë. Nuk tregoj detaje se me kë jemi për marrëveshje, por për mua kjo do të zgjasë dy javë”, tha Haradinaj.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e gjithë spektrit politik, madje koha është e vlefshme dhe nuk duhet humbur.

“Ne na presin shumë punë. Çdo gjë s’do të shkojë lehtë. Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në vend. Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm temë e PAN it. S’më vjen mirë që po vonohemi më shumë”, tha Haradinaj.

Këto komente Haradinaj gjatë prezantimit të katër kandidatëve për kryetar të komunave, në Lipjan, Kamenicë, Kaçanik dhe Viti. Ata janë Fitim Selimi, Faton Jakupi, Hajrush Kurtaj dhe Faruk Nura./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts