Auto Dak
Auto Dak

Koiçidenca e trishtë e viktimës nr.51 : babai i lutet kryeministrit për vajzën, ajo jep shpirt në spital

Eshtë shënuar dhe viktima e 51-të nga tërmeti, jo ndonjë e pajetë e nxjerrë nga rrënojat, por një e re 20-vjeçare, së cilës i kishte rënë një tullë në kokë gjatë daljes me revan nga shtëpia.

Ajo është Xhesika Biqiku, me banin në “Kombinat”. Pra, ajo është njëherësh dhe viktima e parë e vetme në Tiranë.

Prej ditësh ajo po kurohej në Spitalin e Traumës, ku dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, kjo vdekje pati dhe një koinncidencë të trishtë. Pak para se 20-vjeçarja të shuhej, babai i saj u takua me kryeministrin Rama e iu lut për dërgimin e saj në Itali.

“Kam gocën në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë po u përmend një çik thonë italianët direk ne do ta çojmë në Itali. Kam gocën e madhe, Sabinën, jashtë rrezikut është sakatu. Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën, të mbushë 20 vjeçe”, tha i ati, Ilia Biqiku. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts