Auto Dak
Auto Dak

“Kërcet pushka” në Kashmir, raportet: një ushtar indian i vrarë

Qeveria indiane ka thënë se forcat indiane dhe pakistaneze kanë shkëmbyer sot zjarr “intensiv” në Kashmir, ku tensionet nuk kanë zbritur pasi Delhi uli nivelin e autonomisë së rajonit Himalayan në 5 gusht.

Të dy rivalët rajonalë shpesh qëllojnë mbi vijën ndarëse në Kashmir, një territor i ndarë për të cilin pretendojnë dhe Delhi dhe Islamabad.

Sidoqoftë, një zyrtar i lartë indian tha që “shkëmbimi i zjarrit” mund të vlerësohet si “intensiv” këtë pasdite.

Një ushtar indian raportohet të jetë vrarë.

Pakistani nuk ka komentuar deri më tani për zhvillimet në kufi.

Më 5 gusht, qeveria indiane njoftoi heqjen e autonomisë së Kashmir-it indian, rajoni me shumicë muslimane mbi të cilin India dhe Pakistani kanë zhvilluar tre luftëra.

Situata çoi në një takimin urgjent të mbrëmshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i pari për këtë temë që nga lufta e Indisë-Pakistanit në 1971, ku presidenti Trump u bëri thirrje të dy palëve të “ulin tensionet”.

India ka lënë të kuptohet sot se mund të rishqyrtojë doktrinën e saj se “nuk do të jetë e para që përdor armë bërthamore”.

“India i përmbahet rreptësisht asaj doktrine. Zhvillimet në të ardhmen varen nga rrethanat,” paralajmëroi Ministri i Mbrojtjes Rajnath Singh.

Sot, India ka filluar të heqë kufizimet mbi lirinë e lëvizjes dhe komunikimet e paraqitura në Kashmir përpara vendimit për pezullimin e autonomisë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts