Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Këngëtarja e famshme e testuar për COVID: hunda ime, hem pozitive e hem negative!

Këngëtarja e njohur amerikane Erykah Badu ndau rezultatet e një testi të shpejtë në COVID-19 që e tregoi edhe pozitive edhe negative njëherësh për koronavirusin.

“Nuk kam asnjë simptomë. Unë u testova në COVID-19: vrima e hundës së majtë pozitive. Vrima e hundës e djathtë negative”, shkroi Badu.

Ajo shpjegoi se mjeku raportoi vetëm një rezultat pozitiv.

Erykah u testua tri herë atë ditë.

“Ky është testi im i tretë i shpejtë në 24 orë. Ne të gjithë gjithmonë testohemi para çdo performance. Para kësaj unë u testova dy herë dhe vrima e hundës së majtë ishte pozitive dhe e djathta ime ishte negative. Ne duhet të hetojmë këto teste, unë dua që paratë e mia të kthehen”, shtoi ajo. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts