Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KËNDVËSHTRIM/ Albin Kurti, ky “Muhamed Mursi” i Kosovës! U rrëzua djallëzisht apo humbi shahistikisht?

by te Sheshi
04/06/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
KËNDVËSHTRIM/ Albin Kurti, ky “Muhamed Mursi” i Kosovës! U rrëzua djallëzisht apo humbi shahistikisht?

Pak vite më parë, në Egjiptin e koklavitur politik, Muhamed Mursi do shpallej president; një njeri me aureolën e ndershmërisë, thjeshtësisë, modestisë, prej së cilit pritej t’i ndryshonte faqen Egjiptit të krizave, Egjiptit të lodhur, Egjiptit post-traumatik nga rënia e Mubarakut. Ai shihej si “Erdogani” nr.2 i botës islame, por që s’ja doli të qe i tillë. Pas pak kohe në pushtet, u rrëzua. Më pas dihet ajo çfarë hoqi, gjersa dha shpirt në burg.

Mund t’i kish ndodhur dhe Erdoganit si ai, por jo. Presidenti turk vijon të shkruajë një histori suksesi në politikë, duke gdhendur famën e tij në historinë e politikës botërore. Ajo çfarë i bashkonte që të dy ishte vizioni politik, çfarë i ndante ishte aftësia politike.

Te kjo e fundit jo gjithnjë përfshihet vizioni, i cili katë bëjë me projektin politik të një qeverisjeje. Eshtë më tepër ai lloj shahu politik, i cili kërkon sa talent të lindur e sa përvojë, për t’i mundësuar vetes rezistencën në një xhungël politike, në funksion të realizimit të vizionit qeverisës. Duke qëndruar te dy, diferenca ishte në atë që Erdogan vinte nga një përvojë politike, siç qe qeverisja e Stambollit, ndërsa Mursi jo.

E pos kësaj, nuk mundi të kishte zhdërvjelltësinë e duhur për të luajtur shahun e tij, përballë kundërshtarëve tejet të egër, të cilët janë jo më pak të tillë dhe ndaj Erdoganit, që ditën e parë kur erdhi në pushtet në 2002.

Tej patetizmave për pakt djajsh ndaj Albin  Kurtit, ithtarët e këtij të fundit duhet të kuptojnë e pranojnë me dhimbje, se ai reflektoi në afro 4 muaj qeverisje limitet e tij në talentin apo përvojën politike në shahun e paevitueshëm me kundërshtarët politikë, xhanëm si kudo në politikë. Ai bëri lëvizje të tilla që në fund i sollën disfatën. Në këtë pikë nuk ka asnjë vlerë nëse është apo jo i ndershëm, është apo jo patriot, është apo jo kurajoz me ndërkombëtarët etj. Edhe në i pastë të gjitha këto, tabloja e tij e suksesit politik është e paplotë pa pazllat e aftësisë shahistike, ku puqen gjëja e duhur, në kohën e duhur, në momentin e duhur. E kjo nuk është çudi; Albin Kurti u gjend në qeverisje pa asnjë përvojë të mëparshme politike në menaxhim pushteti.

Për këtë, nëse e ka kuptuar dhe po reflekton në këto orë, le të kthejë sytë dhe nga Tirana; le të shohë aty rrugëtimin politik të Ramës, njeriut që shpeshherë potencon faktin se politika është shah, e destinuar për atë pjesës të xhunglës, e i cili rezulton më i sukseshmi në politikën shqiptare pikërisht në këtë pjesë. Eshtë i diskutueshëm stili i tij qeverisës, rezultatet, modeli, por jo shahu i tij me kundërshtarët.

Sot, pasi mundi dyshen klasike Nano-Berisha, ndodhet përballë më të aftit se këta të dy në nuhatje e talent politik, pra në shahun politik; është Ilir Meta. Te ky i fundit kurrë nuk është diskutuar ndonjë virtyt politik, aq më pak ndonjë talent qeverisës, pothuajse hiç ndonjë vizion zhvillimor, është një hiç dramatik në tre këto aspekte, por padyshim që është një lojtar tejet i vështirë politik për t’u përballuar. Ai ka humbur një betejë me Ramën, atë të LSI-së së tij, e cila pos që përfundoi në opozitë, e krijuar për të qenë gjithnjë pjesë e tepsive qeverisëse, ka një degradim në sinkron me atë të PD-së.

Tashmë pritet një beteje finale mes tyre, ku që të dy do i provojnë vetes e njëri-tjetrit aftësitë e lëvzjes së gurëve në fushë. Kështu ka ndodhur e ndodh kudo në politikë, e tillë është ajo, pavarësisht faktit nëse lojtarët e saj zgjedhin të luajnë me elegancë apo shëmtueshëm, siç Meta me shfazimin e tij psiqik. Gjithsesi kjo s’ha heq aftsinë politike, për aq sa e ka e që e ka të provuar.

Ndaj, edhe Albin Kurti duhet parë në këtë prizëm; te (pa)aftësia e tij në lojën politike. Në mesazhin e dorëheqjes ai renditi ato që i konsideron arritje në vendimmarrjet qeverisëse në katër muaj. Por është dhe një bilanc tjetër, përcaktues, të cilin ai nuk e llogarit, e kjo është pikërisht ajo e çoi në rrëzim; pra, lëvizjet e tij në fushë, të cilat kanë qenë tejet të gabuara. Kujtoni një lojë me cic-mice me Thaçin – të takoj, s’të takoj, më prit, mos më prit – krejt të panevojshme, shprehje më tepër e një deliri se sa të një inteligjence politike, e cila është dashur ndoshta të ishte e kundërta, paçka konsideratave personale. Po kështu dhe me Isa Mustafën, apo partnerin në koalicion – LDK, duke e goditur me shkarkimin e Agim Veliut në çastin më të paduhur.

Hashim Thaçi e Isa Mustafa, po ashtu si Meta në Shqipëri, janë hiçër në aspekt të vizioneve politike, të modeleve qeverisëse që kanë ofruar – ku jo patjetër janë të korruptuar; thjesht kanë qenë e janë të dështuar – por që në dhunti politike janë ujqër. Ndaj, Albin Kurti e ithtarët e tij, bëjnë mirë ta shohin në këtë këndvështrim goditjen që kanë marrë. Të rinj janë, kanë kohë të maturohen! Le të mbesin të ndershëm, çështja është të mësojnë se si luhet shahu politik, pasi në këtë aspekt janë profanë për t’u dhimbsur…dhe naivër patetikë.

Dhe ajo që është rrëzim, në fakt është dështim! /tesheshi.com/     

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian
Politikë

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian

09/07/2025
Next Post
Lista Serbe mbështet qeverinë e re të Kosovës: mbrojmë interesat tona!

Lista Serbe mbështet qeverinë e re të Kosovës: mbrojmë interesat tona!

Mattis s’duron më dot: Trump, ky përçarës i amerikanëve!

Mattis s'duron më dot: Trump, ky përçarës i amerikanëve!

“97”-ta amerikane: Barack Obama krah protestave, parathotë rrëzimin e Trump

"97"-ta amerikane: Barack Obama krah protestave, parathotë rrëzimin e Trump

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni