Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kampi i refugjatëve më i madh në botë pritet të mbyllet; reagojnë organizatat ndërkombëtare

Rreth 600.000 refugjatë do të mbesin pa strehë, pas vendimit të marrë nga qeveria e Kenias për t’i mbyllur dy kampet më të mëdha për refugjatë në vend, Dadab dhe Kakum, në të cilat ndodhen kryesisht refugjatë nga Somalia.

Këtë veprim ajo e arsyeton me situatën e rëndë ekonomike dhe të sigurisë, për shkak të frikës nga sulmet terroriste të organizatës Al Shabab, organizatë kjo e përafërt me Al Kaida-n.

Qeveria e Kenias nuk ka preciziar hapat pas mbylljes së kampeve, por shpreson që refugjatët apo personat e zhvendosur të kthehen nga vendet prej nga kanë ardhur.

Amnesty International e ka quajtur vendim të pamenduar dhe ka thënë se do të sjellë në pikëpyetje jetën e qindra mijëra njerëzve.

“Ky vendim mund të sjellë deri te kthimi i refugjatëve nga vendet prej nga kanë ikur, ndërsa jetët e tyre atje mund të jenë të rrezikuara. Kjo nuk ka si të quhet ndryshe, veçse një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, të cilën shteti i Kenias është i obliguar ta respektojë”, ka thënë Muthoni Vanejeki, drejtori rajonal i Amnesty International.

Arsyetimi i qeverisë së Kenias për mbylljen e kampit nga frika prej sulmeve të organizatës Al Shabab nuk ka bazë, thonë dhe Human Rights Ëatch, ngase nuk ka dëshmi se ndonjë organizatë vërtet e ka ndërmend të sulmojë refugjatët somalezë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts