Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Jola Hasimi: Parfumi im “Shqipëria ime”, ja pse duhet të aromatizoheni me të

Pas shpalljes së pavarësisë, i takon po ashtu Vlorës që të përhapë aromë Shqipërie kudo në botë. Pra, diçka që nuk duket si rastësi.

Quhet Jola Hasimi dhe jeton prej vitesh në Itali. Eshtë vlonjate. Një vajzë e re, e cila së fundmi ka hedhur në treg parfumin që mban emrin “Shqipëria Ime”. Është një parfum i cili, edhe pse ende në hapat e parë të tij, premton shumë, jo vetëm për Jolën, krijuesen e tij, por edhe për të gjithë shqiptarët anembanë globit.

Në një intervistë për ‘tesheshi.com’, Jola rrëfen ekskluzivisht dhe për të parën herë detaje në lidhje me parfumin, aromën e tij, ‘zemrën e Shqipërisë’ që mban në esencë “Shqipëria ime”, vështirësitë e hasura në tregun e parfumeve deri në realizimin e ëndrrës së saj, si dhe projektet për të ardhmen.

Për të sjellë parfumin “Shqipëria Ime”, Jola Hasimi ka punuar me emrat më të dëgjuar në fushën e parfumerisë, të cilët i kanë hapur dyert dhe e kanë ndihmuar me profesionalizëm.

Por mos mendoni se ka vetëm kaq. “Shqipëria Ime” është një nga parfumet më të veçantë në botë që mund të gjeni, jo vetëm për shkak të lidhjes që krijon me Shqipërinë, por mbi të gjitha, është një produkt tërësisht artizanal, pa kimikate dhe aspak i dëmshëm.

12028946_1037961146223272_1888136901_n

Bisedoi: Alba Skëndaj

Kush është Jola Hasimi?

Unë jam Jola Hasimi. Jam 23 vjeçe. Jam nga Vlora  dhe tanimë prej disa vitesh jetoj në Firenze, Itali.

 Për çfarë studioni?

Studioj në vitin e fundit për Fashion Design.

 Me çfarë merreni në përditshmërinë tuaj?

Tanimë prej 2 vitesh përditshmëria ime është krijimi i mirëfilltë i shtëpisë së modës “JH” dhe projekti “Shqipëria ime”.

 Si ju erdhi ideja e krijimit të një parfumi?

Unë jam rritur me aromat e parfumeve sepse për shumë kohë në Vlorë ne, familja ime dhe unë kemi patur një dyqan ku tregtonim markat më të mëdha dhe rrjedhimisht duke studiuar edhe modë, ideja vjen natyrshëm.

12026496_1037960962889957_2003076929_n

Kush ishin personat që ju mbështetën dhe ju inkurajuan në këtë iniciativë tuajën?

Themeluesi i markës “JH-Jola Hasimi” dhe rrjedhimisht i çdo produkti që përmban këtë logo, përfshirë parfumin, është bashkëshorti im, Nertil Boraj, sigurisht dhe unë.

 Cilët kanë qenë bashkëpunëtorët tuaj? (në anën profesionale)

Tani dua të ndalem sepse e ndiej të nevojshme të shpjegohem duke qenë se në këtë fushë Shqipëria nuk është shumë aktive. Ne kemi zgjedhur t`ia besojmë projektin tonë Sileno Chelino, i cili identifikohet  lehtë në botë si pjesë e Këshillit Botëror të Parfumeve Artizanale, të bëra me dorë, ose thjesht nëpërmjet aromave Gucci, Beirut,Wood etj. Siç dallohet, shishja është tërësisht e personalizuar: që nga tapa dru arre e lyer me dorë, shishja kuq e zi, po ashtu dhe gjithashtu çertifikata e lëshuar nga shteti italian që vërteton Made in Italy, kutia bijou dhe qeska e realizuar përsëri me dorë. Për të gjithë punën estetike i jemi besuar duarve të arta të stafit të Coverpla, Francë dhe veçanërisht Sonia Karaski dhe Carole Pastorelli.

A ka qenë e vështirë të vendosni kontaktet me këta persona?

Projekti është regjistruar 2 vite më parë në të gjithë botën. Natyrisht, na është dashur të presim shumë kohë përpara se projekti të aprovohej dhe Sileno të fillonte punën. Dihet që lejet që këto produkte të eksportohen në botë nuk janë aspak të lehta dhe përveç kohës që zgjasin, individi duhet të jetë i pajisur me një sërë dokumentesh të posaçme nga shteti që është Made In (prodhuar), pra në Itali dhe Francë në rastin tonë.

Pse keni vendosur pikërisht “Shqipëria Ime” dhe jo një emër tjetër?

Unë jam larguar nga Shqipëria e vetëdijshme qe e ardhmja ime ishte diku tjetër, por edhe pse kështu fillova t’ia ndieja mungesën deri në dhembje. Unë dhe Nertili, si shumë të tjerë vuajmë racizmin dhe famën e keqe te të mos paturit asgjë tonën në botë dhe, nëpërmjet parfumit, edhe pse ende nuk kam shpërndarë video dëshminë e parfumerisë dhe spotin publicitar, vijnë jo vetëm aroma e Shqipërisë por edhe ngjyrat, vargjet dhe muzika shqiptare. Pra, gjërat më të bukura të Shqipërisë time dhe të kujtdo prej jush. Jo më kot është shkruar shqip. Është apel për këdo që pak nga rrethanat, pak qëllimisht harron gjuhën.

Ju më thatë se është një parfum tërësisht artizanal. Cilët janë elementët përbërës të parfumit?  A ka ai përbërës kimikë, ngjyrosës?

Absolutisht jo. Asnjë specialist parfumesh nuk e këshillon për shkak të efekteve negative në lëkurë. “Shqipëria Ime” ka ngjyrën normale të procesit 8-mujor të pjekjes që është kafja e zbehtë.

Përbërësit asnjëherë nuk deklarohen në numër. Është një traditë e ndjekur që prej vitit1917 nga zbuluesi i piramidës olfative, Francois Caty dhe më pas e ndaluar rreptësisht në vitin 1921 nga Ernest Beax krijuesi i parfumit të parë Chanel n 5. Parfumi përmban ëood dhe cedro dhe automatikisht klasifikohet si ” fragrance nobile” ashtu si dhe ka ndodhur.

12030686_1037527756266611_95369939_n

A ka “Shqipëria Ime” ndonjë përbërës tipik shqiptar?

Patjetër. Parfumi ka një piramid olfative unike, ku çdo element është i krijuar për herë të parë. U deshën 1020 prova përpara se të zgjidhej përfundimtarja. Notat e zemrës ose mesi i piramidës është tërësisht Shqipëria.

Kur ka dalë në shitje për herë të parë parfumi juaj?

Parfumi ka dalë në treg prej 3 ditësh me kanalin zyrtar në internet www.jolahasimi.com

Ku mund ta blejnë shqiptarët dhe gjithë të interesuarit parfumin tuaj?

Parfumi është në shitje në treg online në adresën www.jolahasimi.com kanali ynë zyrtar si dhe njëkohësisht në dyqanin tonë. Së shpejti vjen spoti publicitar i realizuar sërish nga i madhi regjisor italian Francesco Picone, me pjesëmarrjen e 2 të rinjve shqiptarë, jo profesionistë.

A është ky një parfum që mund të blihet nga të gjitha shtresat e shoqërisë?

Pa dashur të ripërsëris ato çka theksova më parë, si parfum artizanal dhe unisex, çmimi është shumë i arsyeshëm.

A ka ndonjë projekt tjetër, të afërt Jola nga ana profesionale?

“JH” synon tregun botëror dhe shumë shpejt vjen me risi, projekte që janë thuajse në përfundim dhe që sërish në fushën e modës botërore për Shqipërinë është hera e parë. Ngelet surprizë për më vonë…

Një mesazh për të gjithë ata që janë duke lexuar intervistën tuaj për ‘tesheshi.com’

Nisim karrierën ne tregun botëror si Made in Italy me aromën, ngjyrat, vargjet dhe muzikën shqiptare sepse kudo që shkojmë ne jemi një komb, një gjuhë, një aromë. Ju ftojmë ta ndieni dhe ju sigurojmë që vlen aq sa i vlen dhe emri./tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts