Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Jo vetëm për të vozitur, shumë shpejt makinat do t’i bëjnë shumë mirë zemrës e trupit (ja se si)

Ju ndoshta nuk e dini dhe nuk e keni pasur asnjëherë idenë, por makina i bën shumë mirë trupit dhe gjithë shëndetit. Zhvillimet e fundit të teknologjisë automobilistike lidhen me mirëqenien dhe shëndetin e atyre që drejtojnë një makinë. Pasagjeri i një automjeti të gjeneratës së fundit është një individ shumë i privilegjuar, i cili merr përfitime nga më të ndryshmet.

Në pjesën e përparme të automjetit mund të regjistrohen rrahjet e zemrës, presioni arterial, simptomat e përgjumjes dhe të ankthit, të cilat dërgohen në një qendër operative nga ku merren menjëherë masat paraprake për çdo rast emergjent.

Sipas një analize të Frost & Sullivan, këto makina janë duke zhvilluar sisteme inovative të monitorimit të shëndetit. Sediljet e rikonfiguruara dhe ndriçimi i ambientit të brendshëm, të cilat sigurojnë komfort gjatë udhëtimeve të gjata, do të jenë të pranishme brenda vitit 2018 në 30-40% të makinave të reja, ndërsa monitorimi i presionit arterial do të jetë i pranishëm në 5% të mjeteve brenda vitit 2025. Automobilët e të ardhmes do të projektohen të rikonfiguruara në bazë të moshës dhe të kushteve të shëndetit të udhëtarëve, ndërsa një problem serioz është rritja e moshës mesatare të vozitësve, të cilët paraqesin probleme nga më të ndryshmet.

Për të realizuar makina kaq inteligjente, shtëpitë e prodhimit kanë nevojë për shumë partnerë, agjenci bio-mjekësore dhe sanitare, ndaj duhet përfshirja e instancave spitalore dhe të asistencës rrugore. Parashikohet një bum i vërtetë sa i takon shitjes së makinave Ford dhe Toyota, por edhe ndërtuesit e markave BMW e Audi kanë paralajmëruar për të tilla ndryshme në automjetet e tyre.

Fillimisht do të jetë e nevojshme një ndërhyrje normative. Në Shtetet e Bashkuara, Food and Drug Administration është mbledhur disa herë për të vlerësuar sigurinë e këtyre pajisjeve që do të vendosen në këto automjete.

Përgjigjet e para vijnë nga European New Car Assessment Program, programi evropian i vlerësimit të automobilave të rinj, i cili ka edhe detyrën e standardizimit të teknologjisë dhe sigurisë së përdorur në këto automjete./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts