Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Jimmy Carter: Aneksimi i Bregut Perëndimor nga Izraeli, fundi i shpresës për paqe

Ish-Presidenti amerikan Jimmy Carter tha se përpjekja e Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor do të nënkuptojë “zhvatje të paligjshme të tokës”.

Në një deklaratë të shkruar, ai theksoi se aneksimi i planifikuar izraelit do të nënkuptonte në çdo kuptim uzurpimin e paligjshëm të territorit palestinez, shkruan portali The Hill.

“Plani i Izraelit për të aneksuar 30 përqind të Bregut Perëndimore është në kundërshtim me statusin aktual të territoreve të okupuara, siç përcaktohet nga marrëveshjet ndërkombëtare, dhe do të përbënte një shkelje të ligjit ndërkombëtar, i cili ndalon marrjen e territoreve me forcë,” tha Carter.

Ai theksoi se politika e Izraelit për krijimin e vendbanimeve të paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor ka rrezikuar për dekada të tëra idenë e një shteti të pavarur palestinez që mund të funksiononte përkrah Izraelit.

“Një aneksim zyrtar do të thoshte fundi i shpresës për një zgjidhje paqësore të problemit me idenë e një zgjidhjeje dy-shtetesh,” shtoi Carter.

Ai paralajmëroi se një aneksim i mundshëm do të shkelte marrëveshjet e Oslos dhe Camp David dhe mund të rrezikonte marrëveshjet e paqes së Izraelit me Egjiptin dhe Jordaninë.

Aneksimi vjen si pjesë e “Marrëveshjes së Shekullit” të Presidentit amerikan Donald Trump.

Zyrtarët palestinezë thonë se sipas planit amerikan, Izraeli do të aneksojë 30 deri në 40 përqind të Bregut Perëndimor, përfshirë tërë Jeruzalemin Lindor.

Bregu Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor, konsiderohet territor i okupuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke bërë që të gjitha vendbanimet hebraike në territor, si dhe aneksimi i planifikuar, të trajtohet sii paligjshëm. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts