Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja si e zvarrit Isa Mustafa Ligjin për Prishtinën, për të cilin qahej kur ishte kryekomunar…

by te Sheshi
20/11/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja si e zvarrit Isa Mustafa Ligjin për Prishtinën, për të cilin qahej kur ishte kryekomunar…

Nga Bashkim Kastrati

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, derisa ishte kryetar i Komunës së Prishtinës shumë shpesh është ankuar se ka pengesa të shumta në punën e tij, për shkak të mungesës së Ligjit për Prishtinën dhe se ky ligj do të kishte ndikim të madh në zhvillimin e kryeqytetit.

Ai akuzonte qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi se nuk po angazhohej duhet për ta përgatitur këtë ligj.

foto-kushtrim-ternava-don-lush-gjergji-20

Por çuditërisht, Mustafa i cili kishte vuajtur nga mungesa e këtij ligji, tash si shef i qeverisë nuk po bën sa duhet për aprovimin e këtij ligji. Prej kur e ka marrë postin e kryeministrit, vetëm javën e kaluar ka bërë një lëvizje në këtë drejtim, pasi që është miratuar koncept-dokumenti mbi Ligjin e Prishtinës dhe, sipas zyrtarëve qeveritarë, shpejt do të pasojë edhe ligji për kryeqytetin. Ky koncept-dokument sipas komunikatës së qeverisë, ka identifikuar dhe trajtuar disa aspekte të përgjithshme që ndikojnë në organizimin dhe funksionimin e qëndrueshëm të kryeqytetit.

Me këtë ligj duhet të rregullohet çështja e kompetencave të kryetarit të kryeqytetit. Ndërmarrjet publike nuk mund të funksionojnë si duhet pikërisht nga shkaku i rregullimit aktual ligjor dhe mungesës së kompetencave të kryetarit mbi to. Në këtë mënyrë, kryetari mban përgjegjësi për dështimet, pavarësisht se s’ka ndikim në menaxhimin e tyre.

Qershorin e vitit të kaluar, gjatë fushatës parazgjedhore, Mustafa premtonte se do ta procedojë Ligjin për Prishtinën në ditët e para të punës si kryeministër. Nëpërmjet tij, synonte të mbështesë zhvillimin dhe modernizimin e kryeqytetit të vendit. Por ditët e para të punës së tij si kryeministër kanë kaluar muaj me parë dhe ende nuk është realizuar premtimi i tij.

Sipas analistëve, zvarritja e këtij ligji po bëhet për qëllime politike dhe raporteve jo të mira politike ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes. Ky konstatim mund të mbështetet edhe me faktin se me 19 tetor të këtij viti, kryeministri Isa Mustafa, bashkë me ministrinë e Pushtetit Lokal, kanë mbledhur  kryetarët e Komunave të Kosovës për të diskutuar strategjinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe marrëdhëniet ndërmjet qeverisë qendrore dhe asaj lokale.

Në këtë takim, edhe pse i pranishëm nuk ishte kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryeministri Mustafa dhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Geci, përmendën Ligjin për Komunën e Prishtinës. Pra, në këtë takim nuk është ftuar fare kryetari i komunës për të cilën do të dedikohet ky ligj.

Inatet politike e partiake duhet të lihen anash

Analisti Imer Mushkolaj, i cili ka shkruar disa herë në lidhje me rëndësinë e Ligjit për Prishtinën, ka thënë për tesheshi.com  se ligji në fjalë duhet është i domosdoshëm dhe se duhet që të jetë prioritet pasi që do të rregullonte shumë çështje në kryeqytet.

mushkolaj_424765

“Ligji për Prishtinën është shumë i rëndësishëm dhe duhet të miratohet sa më shpejt. Isa Mustafa e di më së miri se çfarë do të thotë të qeverisësh kryeqytetin pa ligj të veçantë, kështu që nuk ka asnjë arsye që qeveria të mos e procedojë sa më shpejt në Kuvend projektligjin për kryeqytetin. Natyrisht, duhet pasur kujdes që të përgatitet një ligj i mirë, që nënkupton të jetë i zbatueshëm dhe në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, thotë Mushkolaj.

Ai thotë se ky ligj është në interes të qytetarëve të Prishtinës dhe se aprovimi i këtij ligji nuk duhet që të pengohet apo vonohet për shkak të raporteve eventuale jo të mira ndërmjet partive.

“Do të ishte e pafalshme nëse miratimi i ligjit do të zvarritej dhe do të mbetej peng i inateve partiake e politike. Ligji për Prishtinën nuk duhet të miratohet për hatër të Shpend Ahmetit ose për hatër të kujtdoqoftë tjetër, por për të mirën e qytetarëve të Prishtinës”, theksoi Mushkolaj.

Ligjin për Prishtinën e obligon edhe Kushtetuta e Kosovës

Se Prishtina si kryeqytet i Kosovës duhet të ketë ligj është përcaktuar edhe përmes Kushtetutës së Kosovës. Kjo parashihet edhe me nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Por edhe pse kanë kaluar tërë këto vite, një gjë e tillë nuk është realizuar.

Gjithashtu, Ligji për Vetëqeverisje Lokale, i cili ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, ashtu si Kushtetuta, parasheh nxjerrjen e një ligji të veçantë për Qytetin e Prishtinës. Sipas nenit 2.2, “Qyteti i Prishtinës, si kryeqytet i Republikës së Kosovës do të qeveriset përmes një ligji të ri për Qytetin e Prishtinës.

Shpendi1-1024x6821

Ndërsa në lidhje me këtë çështje, kryetari i Komunës së Prishtinës ka deklaruar se ky ligj është shumë i domosdoshëm për kryeqytetin. Ai ka gjatë takimeve për këtë çështje ka deklaruar se kjo është kategori kushtetuese, është një prej ligjeve të pakta të cilat definohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës që nevojën për ta pasur ligjin për kryeqytetin e bën domosdoshmëri dhe nuk është ideja të diskutohet nëse ka nevojë për ligj, por diskutohet se çfarë ligji duhet ta ketë Prishtina.

“Në këtë kontekst është me rëndësi që të ndërtohet procesi i draftimit të këtij ligji, e pastaj nga ligji t’i nxjerrim politikat. Pra, të punojmë në nxjerrjen e politikave pastaj draftimin e ligjit ta marrim si një shërbim teknik juridik, i cili politikat i kthen në dispozita ligjore. Ideja është që të ndërtojmë një koncept dokument që më pas ekspertët juridik do ta përkthenin në ligj me qëllim që ky të jetë një ndër ligjet e para që do t’i trajtojë Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Ahmeti. /tesheshi.com/

Related Posts

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Një ecejake politiko-etnike në zemrën shqiptare të Shkupit
Politikë

Një ecejake politiko-etnike në zemrën shqiptare të Shkupit

01/07/2025
Mesazhi në Shkup për liderët e rajonit: Gati për reforma të vështira!
Politikë

Mesazhi në Shkup për liderët e rajonit: Gati për reforma të vështira!

01/07/2025
Next Post
Pacolli: Kosova drejt një qorrsokaku, koha që vendi të shkojë në zgjedhje

Pacolli: Kosova drejt një qorrsokaku, koha që vendi të shkojë në zgjedhje

Rast i rrallë: është vetëm 19 muajsh dhe lexon mbi 300 fjalë (video)

Rast i rrallë: është vetëm 19 muajsh dhe lexon mbi 300 fjalë (video)

Kalon gjithë jetën duke kërkuar një fëmijë të gjetur në pyll, merr një telefonatë që…

Kalon gjithë jetën duke kërkuar një fëmijë të gjetur në pyll, merr një telefonatë që...

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni