Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ja pesë gratë më të votuara në Kosovë

Ndonëse asnjë prej grave politikane kosovare nuk ka qenë bartëse e listës zgjedhore, pesë prej tyre kanë arritur të fitojnë numër të madh të votave duke lënë prapa shumë burra të fortë të politikës.

Padyshim se më e votuara është Vjosa Osmani e LDK-së e cila ka fituar 64,131 vota edhe pse nga partia në listë ishte renditur e 81-ta.

E dyta radhitet, Aida Dërguti e Vetëvendosje-s e cila ka marrë 31, 463 vota.

E treta renditet, Mimoza Kusari -Lila, kryetare e Alternativës që ishte në listën e LDK-së me 20, 524 vota.

E katërta renditet, Albulena Haxhiu Vetëvendosje-s  e cila ka marrë 19, 524 vota.

Kurse pesëshen e mbyll deputetja veterane e PDK-së Shala Berisha-Shala e cila ka marrë 17, 432 vota./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts