Ish-ushtari i UÇK-së: jap 50 mijë euro për emrat e ushtarëve serbë që përdhunojnë gruan kosovare

Ridvan Tahiri nga Drenica Kosovës, një një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ofroi përmes profilit të tij në Facebook si dhe për portalin kroat Dnevno.hr, një çmim për emrat e ushtarëve serbë që janë shfaqur duke përdhunuar një nga bashkëatdhetare e tij në kohën e luftës në vitin 1999.

Fotoja, e gjetur në aparatin e humbur të një ish-ushtari serb, u publikua nga aktivistja e njohur Flora Brovina në seancën e së enjtes në parlamentin e Kosovës, ku po diskutohej mbi ngritjen e nëj Tribunali për krime lufte mbi atë çfarë serbët kanë ushtruar në Kosovë 20 vite më parë:

“Siç mund të shihni në foto, tre ushtarë serbë përdhunojnë një grua, pas saj janë njerëz në gjunjë, pas të cilëve një ushtar qëndron i armatosur. Këta robër janë anëtarë të familjes së gruas”, është shprehur Ridvani, duke shtuar:

“Personalisht unë u jap 50,000 euro për atë personi që do të zbulojë emrat dhe adresat e këtyre përdhunuesve. Kjo është e gjitha që kam nevojë”, tha Ridvan Tahiri. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts