Auto Dak
Auto Dak

Gjergj Bojaxhi: Avantazhet dhe dizavantazhet e mia në këtë fushatë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, në një intervistë të dhënë “tesheshi.com”, deklaron se edhe pse ka një dizavantazh logjistik nga fuqia dhe shpenzimet gjigande të dy grupimeve të mëdha politike që po pushtojnë të gjithë hapësirën mediatike, avantazhi i tij është moral; transparenca dhe lidhja direkte e jo virtuale me qytetarët. Por Bojaxhi, ka edhe një plan për ditën pas 21 qershorit, megjithëse ai tashmë është një lojtar shumë i fortë i cilësuar i tillë nga të gjitha sondazhet që janë dhënë deri tani…

11099891_10155614660545361_5293803483067523045_nZoti Bojaxhi, tashmë vetëm pak ditë na ndajnë para zgjedhjeve dhe ju po “mbijetoni” për bukuri, cila është pritshmëria juaj?

Ne presim që të bashkojmë në nismën tonë për ndryshimin e Tiranës sa më shumë qytetarë që, njësoj si ne, janë lodhur me partitë politikë, korrupsionin dhe klientelizmin e tyre.

Vertëtë fushatën po e zhvilloni pa asnjë lekë dhe a mund vërtetë që të bëhet fushata e lirë duke hapur një shembull në publik?

Natyrisht që mund të bëhet një fushatë e lirë, si ajo që po bëjmë. Por risia jonë nuk qëndron vetëm te fushata e lirë, por mbi të gjitha te fushata transparente. Për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptarë ne kemi botuar të gjithë burimet dhe donacionet e fushatës sonë. Partitë nuk e bëjnë dot këtë, sepse duan të fshehin bizneset që u financojnë fushatën dhe më pas presin që të shpërblehen me para publike dhe leje ndërtimi për këtë.

Zoti Bojaxhi i keni parë sondazhet dhe në fakt ju vetë punoni me sondazhe, a afroheni në shifrat e dhëna?

Nuk u besojmë sondazheve por njerëzve që takojmë çdo ditë. Nuk kemi nevojë për sondazhe për të kuptuar se sa shumë zhgënjim dhe lodhje kanë prodhuar partië tona gjithë këto vite.

Zoti Bojaxhi, si është taktika juaj për të përballuar mosprezencën në komisione dhe grupet e numërimit?

Ne do të kemi vëzhguesit tanë në procesin e votimit dhe numërimit sipas kodit zgjedhor. Megjithatë nuk presim të ketë probleme, meqenëse përveç vezhguesve tanë do të ketë edhe një prani të rëndësishme të ndërkombëtarëve.

Çfarë do të bëni me votat që do të merrni më 21 qershor. Mustafa Nano thotë se alternativa juaj është për më pas. Do të ribëni të djathtën apo qendrën?

Ne shpresojmë të kemi sa më shumë mbështetje nga qytetarët në mënyrë që ta shtrijmë këtë beteje edhe në nivelin parlamentar. Nuk kemi ndërmend të riparojmë apo ribëjmë një apo të dy polet e politikës sonë. Synojnë të shndërrohemi në intrumentin më të dobishëm e të sinqertë të përfaqësimit të votuesve shqiptarë në politikën tonë.

A do të përfaqësoheni në këshillin bashkiak?

Jo kësaj rradhe. Kemi vendosur që në fillim që beteja jonë do të fokusohej tek kryetari i bashkisë.

Përse duhet të votojnë tiranasit për ju?

Pavarësisht mendimeve të ndryshme, duhet të votojnë për të hequr monopolin e partive të korruptuara dhe klienteliste. Secili ka mundësi të protestojë me votën e tij, kundër këtij sistemi të kalbur. Së dyti, ne shpresojmë të kemi sa më shumë mbështetje për të ndezur një frymë kundërshtuese ndaj kësaj politike edhe përtej 21 qershorit./tesheshi.com/

Bisedoi Y.Pata

auto pjese dak

Related posts