Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INTERVISTA/ Thaçi: të bësh marrëveshje me shtetin që të ka vrarë

by te Sheshi
15/06/2019
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
INTERVISTA/ Thaçi: të bësh marrëveshje me shtetin që të ka vrarë

Në një intervistë për francezen “L’Express”, Presidenti Thaçi tha se nuk është e lehtë që të bësh marrëveshje me një shtet që deri para 20 vitesh të vriste, por që duhet bërë.

Ndër të tjera, ai tha se nuk ka qenë kurrë për ndryshim kufijsh, por që në kuadër të një marrëveshjeje që stabilizon marrëdhëniet mes dy vendeve, caktimi i vijës së demarkacionit është pjesë e saj….    

Festuat 20-vjetorin të përfundimit të luftës me Serbinë. Sa ka përparuar Kosova që nga ajo kohë?

Na kanë njohur mbi gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, jemi pjesë e më shumë se 200 organizatave ndërkombëtare. Që nga pavarësia jonë në vitin 2008, ne kemi ruajtur një normë vjetore rritjeje prej 4%. Mbesin ende shumë sfida: ne duhet të sigurojmë vende pune dhe prosperitet. Në shkallë ndërkombëtare, marrëdhëniet tona me Serbinë, por edhe me Bashkimin Evropian, janë çështjet tona kryesore.

Më 1 korrik ju do të takoheni me homologun tuaj serb Aleksander Vuçiq, në Paris, nën patronazhin e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Çfarë prisni nga ky takim?

Shpresoj që takimi do të hapë rrugën për një marrëveshje me Serbinë. Nëse nuk mund të krijojmë marrëdhënie të mira me Beogradin, atëherë ne kurrë nuk do të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian e as të NATO-s. Kjo është një mundësi e artë. Nëse e lëshojmë këtë mundësi, atëherë fëmijët tanë do të jenë ata që do të paguajnë për këtë humbje. Do të gjendeshim në një fazë të “konfliktit të ngrirë”, një situatë që do të kërcënonte të eskalonte në çdo moment. Kam besim në pragmatizmin dhe vizionin e Emmanuel Macron-it. Ai është i vetëdijshëm për çështjen dhe e di që është e rëndësishme për Evropën.

Çfarë kompromisesh jeni i gatshëm të bëni?

Qëllimi im është të arrij një marrëveshje të favorshme reciproke. Por është e vështirë. Unë duhet t’i bind qytetarët e vendit tim që të normalizojnë marrëdhëniet me një shtet që vetëm njëzet vjet më parë po na vriste: 800 mijë njerëz u zhvendosën, 400 masakra, 20 mijë u përdhunuan, 1300 fëmijë u vranë … Pse ishin ata viktima të këtij gjenocidi? Vetëm sepse ishin kosovarë.

A është shkëmbimi i territoreve me Serbinë ende temë e diskutimit?

Nuk është folur asnjëherë për shkëmbim territoresh, por kur bëhet fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të gjithë e dinë se një nga temat kryesore për diskutim do të jetë demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të jetë çështje e lehtë për t’u zgjidhur, pasi është një çështje shumë e ndjeshme në Ballkan. Unë nuk kam qëllim që të ndryshoj kufij, por më tepër t’i hap ato, si kudo tjetër në Evropë.

Kohëve të fundit ju keni deklaruar se evropianët janë tepër të ndarë për të arritur një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës dhe se një ndërhyrje amerikane do të ishte e nevojshme. A mendoni ende kështu?

Askush nuk mund ta zëvendësojë Evropën në këtë proces paqeje; megjithatë, marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë është aq e brishtë sa që nuk mund të ketë një marrëveshje nëse nuk kemi mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti i Ballkanit, i cili u mbajt në Berlin në fund të prillit, nuk solli asgjë konkrete. Ende nuk ishte bërë asnjë koordinim me Amerikën. Shpresoj që në samitin në Paris, në fillim të korrikut, gjërat do të jenë të ndryshme dhe se do të ketë koordinim të plotë midis Parisit dhe Uashingtonit.

A mendoni se do të mund të hiqni regjimin e vizave?

Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet. Kemi përmbushur 95 kritere. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian na kanë dhënë miratimin e tyre. Vendimi tani qëndron në duart e Shteteve Anëtare. Kosova është vendi më i izoluar në Evropë. Vetë kosovarët mendojnë se janë duke u trajtuar si qytetarë të klasit të dytë. Ne duhet të kemi durim. Ne nuk kemi ndonjë alternativë për BE-në. Por nëse nuk mund të arrijmë në një marrëveshje për vizat, atëherë ekziston një rrezik real për të pare ngritjen e nacionalizmit, popullizmit dhe ekstremizmit në Kosovë.

Ka një nivel të lartë të korrupsionit në vend. A mendoni që kjo pengon liberalizimin e vizave?

Luftimi i krimit të organizuar është një nga kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian për të hequr regjimin e vizave. Disa vite më parë, ne zëvendësuam një të tretën e prokurorëve të Kosovës, me ndihmën e Brukselit. Sigurisht, mund të bëjmë më shumë. Por mos të harrojmë se, sa i përket sundimit të ligjit, ne kemi qenë nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe atë të BE-së për 20 vjet. Ne jemi duke ushtruar një shtet ligjor që nga viti i kaluar. Si mund të kishim qenë në gjendje që për një kohë kaq të shkurtër të arrinim atë që organizata të mëdha ndërkombëtare nuk ishin në gjendje të arrinin në dy dekada?

A jeni i brengosur që mund të akuzoheni nga Institucioni i Specializuar Gjyqësor i Kosovës i vendosur në Hagë, një gjykatë e krijuar për të trajtuar krimet e kryera gjatë konfliktit?

Jam shumë krenar që kam qenë udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë isha një nga themeluesit. Marrja e armëve në dorë për të luftuar regjimin e Millosheviqit ishte mënyra e vetme për të mbijetuar dhe mbrojtur popullin tim. Kosovarët janë të tronditur që nuk është arrestuar asnjë serb për gjenocidin që ndodhi në Kosovë. As unë, as shokët e mi të UÇK-së nuk kemi shkelur asnjë ligj të vetëm ndërkombëtar. Disa individë bënë gabime, megjithatë ato nuk janë ekuivalente me gjenocidin. Nëse gjykata e specializuar kërkon që unë të jap një deklaratë dëshmitari në Hagë, atëherë unë do të përgjigjem pozitivisht. Unë mund të ndihmoj drejtësinë dhe të vërtetën.

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
“Vdekje dixhitale” në eskortën e Ramës, por kush është badigardi i kryeministrit që shkruan libra

"Vdekje dixhitale" në eskortën e Ramës, por kush është badigardi i kryeministrit që shkruan libra

Kompania “Frontline”: Shpërthimi në tankerin norvegjez në Gji, jo nga një gabim njerëzor

Kompania "Frontline": Shpërthimi në tankerin norvegjez në Gji, jo nga një gabim njerëzor

Gjykata gjermane shfuqizon ndalimin e veshjes së burkinit në pishinë

Gjykata gjermane shfuqizon ndalimin e veshjes së burkinit në pishinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni