Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

INTERVISTA/ Musliman pas 11 Shtatorit, ish-i krishteri: Vjena sipas Kur’anit dhe ç’thoshte Profeti për ekstremizmin

Europa kaloi një moment tjetër tronditës nga terrorizmit, ngjarjen e së hënës mbrëma në zemër të Vjenës, ku së paku zyrtarisht, thuhet se Kujtim Fejzullahu, një shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, hapi zjarr mbi të pajafshëm në kushte radikalizmi fetar.  

Ishte ky një moment tjetër tronditës dhe për bashkësinë muslimane kudo në botë, e cila duhet të përballet sërish me paragjykime, deri dhe akuza, për atë çfarë ndodh me individë me pekt fetar, duke qenë të detyruar njëherësh të sqarojnë se akte të tilla nuk kanë aspak lidhje me besimin e qashtër, Islamin.

Enklid Pelari është një ligjërues fetar i arsimuar në Lindjen e Mesme, një ish-i krishterë i kaluar në Islam, e këtë në një prej kohëve më të vështira për muslimanët, pas 11 Shtatorit.

Sipas tij, kjo që po ndodh ishte një shqetësim dhe për vetë Profetin Muhamed, i cili e la si të thuash me amanet të mos rënit në ekstremizëm në fe.

Pos kësaj, Kurani është dhe më i qartë e prerë në këtë pikë.  

Si qe për ju përjetimi i parë kur patë lajmin se dikush apo vriste apo kishte vrarë të pafajshëm nga pozicione ekstremiste fetare?

Padyshim që shumë rëndë, pasi brenda kësaj vrasje mishërohen dy krime makabër, nëse mund ti quanim të tilla: marrja e jetëve të pafajshme dhe marrja e tyre gjoja në emër të Atij që ia dha, Zotit pra. Sepse e para lind të dytën, pra njerëzit me probleme psiko-sociale e legjitimojnë aktin më makabër me gjënë më sublime që ekziston – Zotit, thënë kjo në mënyrë që të bëhet e besueshme. E vetmja gjë që gjej ngushëllim, është versetin kuranor: “Kush vret një të pafajshëm është sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin…”.

Pa u marrë me aspektin abuzues në etiketime, a ekziston një ekstremizëm fetar në parim, e më pas, e ka ekstremizëm dhe në Islam dhe ç’e sjell atë?

Padyshim që ekstremizëm ka në çdo doktrine, ideologji apo aspekt human. Profeti s.a.v.s ka thënë: “Kini kujdes nga ekstremizmi!” dhe përkufizimi që i kanë dhënë dijetarët muslimanë tij është: “Izolimi tek e pjesshmja dhe konsiderimi saj si e tërë”.

Pra ne kemi ekstremistë të cilët kapin një aspekt të fesë, në këtë rast lufta, dhe të gjithë fenë e konceptojnë luftë, kur në fakt lufta në islam bëhet për vetmbrojtje; ose sipas shkollave juridike islame (medh’hebeve) luftën e shpall shteti dhe jo individi. Kjo ndoshta shpjegon edhe përpjekjet shterpe të ISIS për ta quajtur grupacionin e tyre si shtet, në mënyrë që t’ju merret në konsideratë farsa.

Cila është kura islame për ekstremizmin?

Thjesht: mësimi i vlerave universale islame. Ne themi që në Shqipëri ka tolerancë fetare dhe kjo është e vërtetë falë Zotit, por duhet ta zbardhim edhe anën tjetër të medaljes që këtë traditë e kemi trashëguar nga Perandoria Osmane, dhe kjo e fundit e ka trashëguar nga jeta e Muhamedit. Administrata e vlerave që ngriti Muhammedi a.s në Medine lejoi të krishterët dhe hebrejtë që të kishin vetëqeverisje dhe vetëfinancim brenda shtetit të tij, me gjykatat respektive sipas Torës dhe Ungjillit dhe me vetëfinancimin e taksave të veta, një standard demokratik ky që nuk e gjejmë as sot mendoj, pasi nuk gjejmë në Perëndim gjykata islame. Gjithashtu, Muhamedi a.s ndaloi shembjen e kishave dhe sinagogave dhe tha se ai musliman që vret një anëtar të këtyre minoriteteve brenda shtetit të tij, nuk do t’ia ndjejë aromën parajsës.

Ju, si një anëtar i bashkësisë islame, por dhe si ligjërues në xhami, keni një pozitë specifike pasi vini nga një tjetër besim. A ka ekzistuar te ju ajo diferencë në perceptimin nga jashtë me prekjen e realitetit islam nga brenda? Më saktë, çfarë keni menduar për Islamin para se të bëheshit musliman?

Unë fillova ta simpatizoja islamin në vitet e tij më të vështira, më saktë në rënien e kullave binjake, vite këto që për hir të së vërtetës kanë ndikuar tek unë që ta shtyja përqafimin e këtij besimi, mirëpo kjo barrierë nga ana tjetër më shtyu që ta studioja vet këtë fe dhe të udhëtoja për në Lindje të Mesme në mënyrë që mos të kishte ndërmjetës të tipit klerikal midis meje dhe kësaj feje.

Ndërkohë, cili është ai aspekt abuzivist në qasjen e jashtme, po themi dhe mediatike, mbi Islamin dhe muslimanët?

Më kthyet në retrospektivë këtu, pasi si për ironi të fatit, shkrimi parë i botuar prej meje titullohej: radikalizëm islam apo injorancë radikale ndaj islamit, i cili trajtonte pikërisht disa pjesë abuzive të medias siç janë intervistimi i muslimanëve jo kompetentë për të folur rreth fesë, lançimi i termave me doza të ngarkuara akuze dhe gjithpërfshirjeje etj.

Ashtu siç nga ana tjetër, me shkrimin ‘’Xhihadi i muslimanëve është kundra ISIS”, kam denoncuar abuzivimin në emër të islamit nga ky grupacion.

Shpesh më ka ndodhur që të ndjehem siç e përshkruan edhe Ibrahim Dalliu dhe Hafiz Ali Korça në librat e tyre efektin ‘’sandwiç’’, pra keqkuptimin nga njerëzit e komunitetit tënd si tolerant, ndërsa nga pjesa tjetër e shoqërisë shihesh minimalisht si konservator.

Eshtë një zë në median shqiptare, dhe jo periferik, siç Mustafa Nano. Nga pozita ateiste, ai prej vitesh tenton të gjuajë nonsense, te Islami apo muslimanët, e së fundi pretendoi se ekziston një ndëshkim kapital për braktisësin e besimit, në këtë rast islam. Si është e vërteta akademike e çështjes?

Për hir të së vërtetës, ligji apostazisë siç quhet është një debat i hapur dhe tek anëtarët e feve të tjera, por edhe tek dijetarët muslimanë, por ajo që unë kam konkluduar është se ky ligj ka qenë i kufizuar për një kontekst të caktuar historik, sepse në Kur’an thuhet se “S’ka dhunë në fe” dhe siç argumenton mendimtari Ferid Muhiq “s’ka logjikë që të lihesh i lirë për të hyrë në fe dhe më pas të mbahesh me dhunë që mos të dalësh prej saj’’. Këtë qasje e potencon edhe argumenti tjetër fetar që thotë: ‘’Imponimi nuk të nxjerr e as të fut në fe’’, pra as nuk pranohet futja në fe me imponim e as del nga feja nëse e bën këtë me imponim. Kështu ky debat është flluskë sapuni për mendimin tim pasi po të bazohemi tek historia e Muhamedit a.s shohim se vjershëtori Hasan ibën Thabit, një nga oratorët e kohës së Muhamedit ka hyrë dhe ka dalë mbi tre herë në Islam dhe kur u takua me Muhamedin i thurri një poezi ku e lavdëronte dhe, vetq Profeti s.a.v.s i ndaloi muslimanët që t’i bënin dëm atij. Prandaj mendoj se është non-sens të vazhdohet me këtë debat.

Çfarë sipas jush, dje apo sot, përbën keqkuptimin më të madh mbi Islamin dhe muslimanët, nga ata që tërhiqen prej tyre, por në pozita lufte ndaj tyre?

Mendoj se atë që i kanë bërë vet muslimanët kësaj feje nuk ja kanë bërë të gjithë armiqtë e saj të marrë së bashku. Islami historikisht ka pasur dy armiq: paditurinë e vet muslimanëve dhe diktaturat apo tiranitë që bënë spastrime etnike në mesjetë. Toleranca dhe liria e shprehjes i bëjnë mirë çdo ideologjie apo dogme mendoj dhe injoranca shuhet pikërisht me seminare, shkrime, studime dhe botime. Për këtë duhet të luftojmë që mos të kemi të tilla probleme, apo siç thotë edhe një studiues bashkëkohor: “jam munduar të gjejë një libër të ISIS dhe akoma nuk e kam konstatuar një të tillë”.

Dhe në fund, ç’mendim keni mbi karikaturat famëkeqe të Charlie Hebdo-së, dhe ai është logjik shqetësimi apo irritimi musliman ndaj tyre, kur dhe vetë muslimanët nuk e njohin portretin e Profetit? Pra, thuhet karikatura e Profetit, por që ai s’është Profeti, pasi askush nuk e njeh. Ndërsa tendenca është diçka tjetër…   

Pikë së pari, Zoti ka thënë në Kur’an: “Dhe kur t’ju flasin të paditurit thojuni: paqe” si dhe verseti tjetër: “Dhe kur të qëndroni në një shoqëri që futet (tallet) me çështjet e fesë, largohuni nga ata derisa të ndërrojnë temë.

Historia e Profetit Muhammed është ndërtuar duke triumfuar mbi propagandën e zezë dhe shpifjet, pa dyshim edhe talljet, dhe jo duke u dekoruar me medalje.

Nisur nga kjo, marketing më të madh se ky për Islamin nuk është zënë nga sytë apo veshët e askujt. Kjo pasi fakti që një nga liderët imament të BE-së merret me këtë fe, pa dyshim që e ka ngritur Islamin në hipodromin  e garimit të qytetërimeve dhe qytetërimi islam tashmë është pjesë e diskursit të BE-së.

Unë do të thoja se BE-së ju duhen këto gabime që të kuptojnë se toleranca dhe harmonia fetare nuk është një zgjidhje por e vetmja zgjidhje që kemi për të bashkëjetuar me njëri-tjetrin, sidomos në epokën e globalizmit, dhe këtu mendoj se tradita e popullit tonë mund t’ju mësojë shumë atyre por edhe botës. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts