Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

INTERESANTE/ Pse Mehmet Shehut i digjej “shpirti” për kishën e Shpatit në Elbasan dhe për pikturat e Onufrit brenda saj

Gjendja e dy monumenteve në Elbasan ishte kthyer në shqetësim për kryeministrin Mehmet Shehu në tetor të vitit 1975, aq sa ai i jep urdhër direkt specialistit më në zë të monumenteve atëkohë, Gani Strazimirit që të ndërhynte menjëherë për t’i restauruar.

Për kryeministrin Mehmet Shehu gjendja e kishës së Shpatit me pikturat e Onufrit, një nga më të rrallat në botë, ishte e patolerueshme dhe se kërkohej ndërhyrje urgjente për të. Po ashtu ai jep urdhër që të ndërhyhej edhe për riparimin e çatisë së një tjetër kishe në Elbsan.

Po ndërsa dokumentet paraqesin këtë “ndjeshmëri” të pashoqe të kryeminsitrit Shehu për trashëgiminë, historia na tregon se përballja e ish-kryeministrit me specialistin më në zë  dhe personalitetin e padiskutueshëm të monumenteve në Shqipëri, Gani Strazimirin, kishte qenë  në një stad të acaruar që prej ngjarjes së bujshme të qershorit 1969, kur ishte hedhur në erë kisha e Vaut të Dejës.

Ngjarja që kishte tronditur jo vetëm besimtarët katolikë por edhe intelektualët dhe adhuruesit e trashëgimisë kishte përfunduar në prokurorinë e Shkodrës, pasi Gani Strazimiri, drejtor i Institutit të Monumenteve, kishte paditur shtetin shqiptar për këtë akt të patolerushëm dhe këtë humbje të madhe të trashëgimisë shqiptare.

Reagimi  i Mehmet Shehut, 6 vite më vonë për dy objekte të trashëgimisë në Elbasan, përcjell një lloj inati të vjetër të Shehut ndaj mjeshtrit të monumenteve Gani Strazimiri, dhe kjo vihet re në mënyrën se si i drejtohet dhe gjuhën e zgjedhur e urdhëruese që ai përdor.   

Më poshtë janë dy shkresat zyrtare ku zbulohet ky komunikim:

Republika Popullore e Shqiperisë

Këshilli i Ministrave

Tiranë, më 22. 10.1975

 

Shokut Thoma Deliana

Po ju dërgojmë  porosinë e kryetarit të Këshillit të Minsitrave, shokut Mehmet Shehu, dhënë më datën 19.10.1975.

Brenda datës 30.10.1975 të na njoftoni mbi masat që do të merrni për zbatimin e saj.

Sekretari i Përgjithshëm

Kiço Kasapi

 

Shënim: për këtë çështje është kthyer përgjigje gojarisht si dhe janë marrë masat konkrete për përmirsimin e gjendjes.

 

Urdhëri i Mehmet Shehut

Ti thuhet shokut Gani Strazimiri, se unë ndoshta nuk kuptoj shumë nga shkenca e konservimit ta objekteve muze, por duke u mbështetur në logjikën pyes se përse ndodhin gjëra të tilla të pakuptueshme si:

  1. a) Ne shpenzojmë miliona lekë për të mbajtur si gytete muze Beratin dhe Gjirokastrën, ndërsa monunenti më i mirë i Shqipërisë, kisha e Shpatit, që ka pikturat e Jonufrit dhe që është me famë botërore, është lënë për faqe të zezë. Kur vajta dhe e pashë, nuk me besohet se ishte ajo. Po rrëzohet muri i avllisë. Përse është länë kështu? Nuk mund të gjejmë mënyrën si ta mbajmë, nuk mund të bëhet rikonstruksioni? Si mund të mbrohet nga ana e jashtme që të mos rrëzohet. Sipërfaqja e kësaj kishe nuk është as 10 me 4 m, por vlera e saj është me famë botërore, ndërsa është lënë si shtëpitë e vjetra të fshatit dhe po na rrëzohet. Si mund të tallen me gjëra të tilla? Çështja është serioze, prandaj të merren masa urgjente. Porta mund të ruhet ashtu aiç është, duke e hequr đhe vendosur brenda. Të shikohet si duhet ruajtur. Në qoftë se nuk kanë fonde t’u jepen.
  2. b) Në të hyrë të Elbasanit, tek unaza, prapa shtëpive të ndërtuara për punëtorët e Kombinatit Metalurgjik, është një kishë. Kjo është lënë si monument, por gjysma a çatisë ose 2/3-tat e saj është rrëzuar. Përse është lënë kështu? Në Elbasan po harxhojmë miliona lekë dhe nuk paskeni t’i ragullojmë çatinë kësaj kishe? Merrni masa dhe mos e lini në këtë gjëndje. /tesheshi.com/
auto pjese dak

Related posts