Auto Dak
Auto Dak

Inter – Leçe, pse e gjithë vëmendja është te Icardi?

Të hënën, përballja Inter – Leçe mbyll javën e parë të Serisë A. Dhe e gjithë vëmendja, më tepër se te paraqitja e parë e Interit me Conten në stol, është te Icardi, personazhi bazë i zikaltërve me kthesën e fatit të tij në ekip, nga numri 9 te 7-ta.

Mauro Ikardit i është dhënë bluza me numrin 7 te Interi. Ai pati mundësi të stërvitet me ekipin e parë përpara takimit me Leçen, por nuk pritet që të jetë pjesë e skuadrës në atë 90-minutësh.

Argjentinasi humbi në mes të sezonit të shkuar shiritin e kapitenit, për të humbur gjatë verës dhe numrin 9, dhënë Romelo Lukakut.

Ikardi ka qenë thuajse i larguar nga Interi, por mbetet në Milano tani për tani.

Ende nuk dihet fundi i kësaj historie, pasi bluzën me numrin 7 mendohet se mund ta marrë Aleksis Sançez nëse kalon te Interi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts