Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ikja e shtetasve të BE-së nga Brexit: punëdhënësit britanikë nuk mbushin dot vendet e lira të punës

Në Britaninë e Madhe, punëdhënësit po hasin në vështirësi të mëdha për të mbushur vendet në dyqane, fabrika dhe spitale. Kjo sipas një raporti të hartuar së fundmi, e që sugjeron se mungesat e forcës së punës mund të jenë shkaktuar për shkak të rënies së numrit të punonjësve nga vendet e BE-së që kërkojnë punë në Britani pas Brexit.

Shefat e kompanive po raportojnë mungesa në numrin e punonjësve , por sidomos në mbushjen e vendeve që kërkojnë persona të specializuar. Mungesën e vuajnë pjesët e furnizimit të tregut me ushqime sikundër edhe prodhimi industrial, kujdesi shëndetësor dhe hoteleria. Të dhënat vijnë nga raporti i tregut të punës së hartuar nga Instituti për personelin dhe zhvillimin si dhe grupi Adecco, që kanë përdorur të dhëna nga më shumë se 1 mijë punëdhënës.

Një në katër punëdhënës ka paraqitur prova se shtetasit e BE-së që ata kanë marrë në punë, nga ana e tyre, po marrin në konsiderate ose të largohen prej tyre ose prej Britanisë deri në vitin 2017.

Këshilltari për tregun e punës, Gerwyn Davies që përfaqëson profesionistët e burimeve njerëzore, vë në dukje të dhëna që tregojnë se rritja në punësimin e shtetasve të BE-së në Britani është ngadalësuar muajt e fundit.

“Kjo po krijon sfida domethënëse në rekrutim në sektorë që janë mbështetur historikisht në punën e shtetasve jo-britanikë”, thotë ai. “Nëse vazhdon mungesa e forcës së punës dhe e specialistëve, ekziston rreziku që shumë vende të mbeten bosh e kjo do të funksionojë për të frenuar rritjen ekonomike gjatë viteve të ardhshme”.

Të dhënat më të fundit nga tregu i punës nga Zyra Kombëtare e Statistikave tregojnë se ndërsa shtetasit e BE-së ende mbërrijnë në Britani, ky numër është gjithnjë e më i vogël se më parë. Rritja e këtyre mbërritjeve të reja pothuajse është përgjysmuar nga një mesatare prej më shumë se 60 mijë personash në nëntë muajt e parë të vitit 2016 në vetëm 30 mijë në tre muaj nga shtatori 2016. Të dhënat duhet të trajtohen me kujdes, paralajmërojnë ekspertët.

Në fund të vitit të fundit, grupet industriale që përfaqësojnë supermarketet dhe prodhuesit më të mëdhenj paralajmëruan se punonjësit e BE-së sjellin “një rezervuar esencial të punonjësve të kualifikuar, gjysmë-të kualifikuar dhe jo të kualifikuar” dhe se pa ta, çmimet e ushqimeve do të rriteshin.

Letra e hapur ndaj qeverisë u nënshkrua nga 30 trupa të industrisë ushqimore dhe asaj të pijeve, përfshirë edhe Federatën e Ushqimit dhe të Pijeve që përfaqëson furnitorët më të mëdhenj të sektorit.

Sektori publik pritet të jetë nën një ndikim të ashpër nga rreziku i rënies së fuqisë punëtore që vjen prej shteteve të BE-së, me 43 për qind e punonjësve të arsimit dhe 49 për qind e atyre të shëndetësisë që thonë se emigrantët europianë janë mes fuqisë punëtore që po merr në konsideratë mundësinë e largimit.

Vëzhgimi gjeti se pavarësisht emergjencës së çështjes, më shumë se një çerek e punëdhënësve nuk e dinë, praktikisht, sesa shtetas nga vendet e BE-së kanë të punësuar në trupat e tyre.

“Punëdhënësit duhet të nisin të mbledhin të dhëna për forcën punëtore dhe të rishohin qasjen ndaj zhvillimeve të reja e trajnimeve që të shmangin mungesën drastike në të ardhmen të fuqisë punëtore dhe kualifikimit të tyre”, vijojnë ekspertët. “Punëdhënësit në sektorë si tregtia me pakicë, hoteleria dhe kujdesi shëndetësor, do të kenë nevojë të punojnë më shumë për të tërhequr njerëz dhe për të luftuar mungesën e punonjësve duke përmirësuar kushtet… pagat dhe kriteret e punësimit sa të jetë e mundur”

Një tjetër vëzhgim i fundit, nga Monitori i Londrës për Punësimin, gjithashtu, nënvizon një rënie prej 29 për qind të kërkesave të profesionistëve për punë në qytet, muajin e kaluar, ndërsa punonjësit e kualifikuar kanë nisur të kërkojnë punë në qendra të tjetër financiare.

“Shumë klientë jo-britanikë po zgjedhin të kthehen në shtëpi, apo po kërkojnë për mundësi gjetkë në Europë”, thonë ekspetët. Sipas tyre, e drejta e njerëzve që duan të shmangin rrezikun e heqjes së të drejtës së punës, por kjo përbën një humbje të madhe për Londrën.

Deri sa kushtet e Brexit të bëhen tërësisht të njohura dhe të nisin të zbatohen, tregu i punës do të mbetet i pasigurtë, ndërkohë që Londra do të përballet edhe me anashkalimin si qendër kryesore tregtare dhe financiare.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts