Auto Dak
Auto Dak

Ikja e Boltonit nga Shtëpia e Bardhë, Vuçiç: i duhuri për Kosovën

Presidenti Vuçiç ka komentuar largimin e John Boltonit si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA, duke thënë se nuk ka asnjë arsye për t’u gëzuar nga ky zhvillim në administratën Trump.

“Ne serbëve na pëlqeu qëndrimi i tij për Kosovën, prandaj nuk e kuptoj gjithë atë gëzim dhe lumturi te disa, që janë të kënaqur me faktin se ai nuk është më këshilltar (i presidentit Trump) për Sigurinë Kombëtare”, tha Vuçiç për mediat serbe.

Siç dihet, John Bolton ishte ndër ata zëra nga politika amerikane që  më parë ka kundërshtuar njohjen e Kosovës.

Duke potencuar rolin amerikan për raportët Prishtinë-Beograd, si dhe vizitën e fundit tejoqeanit, Vuçiç tha “do të kërkojmë një emërues të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët për të siguruar paqen e qëndrueshme, nëse është e mundur”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts