Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

I ftohti, Ministria e Arsimit qartëson “dritaret e hapura” COVID

Ministria e Arsimit doli me një deklaratë kundër “dritarëve të hapura” COVID për shkak të të ftohtit të këtyre ditëve.

“Duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndyshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës.

Më saktësisht, në të shprehet qartë se: ‘Dritaret duhet të mbahen të hapura ose të paktën të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit’.

 Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se ndër masat anti-COVID përfshihet dhe ajrosja e ambienteve ku jetojmë apo qëndrojmë për një kohë të gjatë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts