I dhuroi biçikletë për ditëlindje para 25 vitesh, refugjatja irakiane e gjen donatorin përmes apelit në Twitter

Ajo ishte vetëm 5 vjeçe dhe nuk e dinte se ku e kishte sjellë jeta. Krejt çfarë ajo dinte ishte se e kishte ditëlindjen. Mevan Babakar, e cila në vitin 1994 ishte refugjate nga Iraku në një kamp në Holandë, mori dhuratën më të bukur për të me rastin e ditëlindjes.

Ky gëzim u dokumentua në një fotografi, të cilën Mevan nuk e mbajti vetëm në albumin familjar, por e kërkoi ndihmën në Twitter për ta gjetur dhuruesin e biçikletës.

Pasi postoi fotografinë  së bashku me donatorin e këtij gëzimi, Twitter-i u angazhua sikur të ishte njësi policore.

Holandezi u gjet, dhe ishte gati për të takuar tashmë 29-vjecaren që dikur e kishte lumturuat fort.

Mevan që tani punon në Londër në një organizatë për kontrollimin e vërtetësisë së informacionit, shkoi në Gjermani, ku burri jetonte, dhe u takua me të për një bisedë të përzemërt.

Mevan shkroi në Twitter se kur e mori biçikletën, zemra po i dilte nga vendi. Ndërkohë, pasi u takua me burrin holandez, tha se ndjehej sikur ishte kthyer në kohë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts