Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Hulumtimi: sa vjet jetë kalojmë në atë që nuk duam të bëjmë?

Kërkimet e kryera në SHBA mbi atë se sa kohë në jetë kalojmë në punët e përditshme kanë dhënë rezultate interesante.

Konkretisht, doli që një person mesatar kalon gati 14 vjet të jetës së tij në punë, ndërsa rreth 7 vjet kalohen duke pastruar dhe mirëmbajtur higjienën personale.

Gjatë jetës sonë, ne mësojmë për plot 4 vjet, por kalojmë 5 vjet në pritje të gjërave që duam.

Besoni apo jo, ne kalojmë deri në 3 vjet para një ekrani televiziv dhe 2 vjet në biseda telefonike.

Eshtë interesante që në kërkim të gjërave të humbura ne “humbasim” një vit të tërë të jetës.

Në kuzhinë, duke përgatitur ushqim dhe duke rregulluar pjatat, ne kalojmë mesatarisht rreth 5 vjet.

Ne hekurosim për gjysmë viti.

Ngarja e automjetit dhe bllokimet e trafikut “na hanë” midis 3 dhe 4 viteve, dhe me kalimin e kohës, kjo kohë, ndoshta, do të rritet.

Si mendoni, a mund të ndryshojmë ndonjë gjë? /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts