Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Histori shprese nga Srebrenica: të luash futboll mbi rrënojat e genocidit

Këngë të gëzueshme varen mbi fushën e klubit të futbollit Guber in Srebrenica. Gurë varri prej mermeri të bardhë shohin poshtë arenës nga kodrat e pyllëzuara ndërsa një brez i ri boshnjakësh dhe serbësh qëndrojnë në krah të njëri-tjetrit në luginë.

Vrima plumbash shënojnë ndërtesat dhe muret rreth e rrotull fushës, ndërsa futbollistët përpiqen të bëjnë gjuajtje të bukura.

Në lojën prej 30 minutash, sulmuesi Sadik Hasanovic shënon për Guber. Vetëm pak përpara pushimit, ai driblon dy mbrojtës të klubit të futbollit Birac dhe dyfishon rezultatin. Në gjysmën e dytë, një nga shokët e skuadrës vulos rezultatin, 3 me 0.skuadra

Ata do të promovohen në ligën e parë të republikës Srpska, enklavën autonome serbe në Bosnje, e cila është ekuivalente me ligën e dytë në gjithë Bosnje-Hercegovinën. Përbën një sukses të madh për një klub futbollit shumë-etnik që ka arritur të tejkalojë dyshimet reciproke me rrënjë të thella në histori, nga lufta e genocidi.

Klubi i futbollit Guber Srebrenica, themeluar nga një boshnjak dhe një serb, kishte ekzistuar për 68 vjet kur lufta përfshiu vendin në vitin 1992. Nuk kishte më asnjë mundësi për ndeshje paqësore futbolli kur luftimet arritën në Srebrenicë. Kombet e Bashkuara e deklaruan “zonë të sigurtë” atë rreth qytetit të Srebrenicës dhe fusha u mbush me barishte.

Tre muaj përpara fundit të luftës, më 11 korrik 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem muslimanë u ndanë nga gratë dhe fëmijët në Srebrenicë dhe u vranë nga ushtria boshnjako-serbe në fabrikat dhe pyjet e afërt në masakrën më të madhe në tokën europiane që prej luftës së dytë botërore.

Qyteti u rrënuza dhe në të kishin mbetur vetëm serbë të krishterë ortodoksë. Klubi Guber nuk ekzistonte.

Kur muslimanët nisën të kthehen në Srebrenicë në vitin 2002, plagët e genocidit ishin shumë të freskëta për të luajtur futboll së bashku. “Djemtë serbë luanin në njërën anë të fushës, boshnjakët luanin në gjysmën tjetër. Vija e mesit ishte simboli i ndarjes dhe mosbesimit që mbizotëronte në qytet”, kujton kryeimami i Srebrenicës, Damir Bektic.

“Por, nëse luan në krah të njëri-tjetrit për një kohë të mjaftueshme, nis t’i kushtosh më pak vëmendje ndryshimeve të vogla.

“Topi duhet pasuar”

Në vitin 2004, klubi u rindërtua nga një organizatë joqeveritare, financuar nga qeveria hollandeze. Stadiumi u rigjallërua ngadalë. Muret e shkatërruara u mbuluan me mesazhe shprese dhe piktura plot ngjyra të futbollistëve të famshëm.lojtar

Ka shumë që e  kujtojnë klubin përpara luftës. Ky ekip i vogël nga lindja e Bosnjes ka lënë përshtypje, duke arritur të jetë mes 32 ekipeve kombëtare në Kupën e Jugosllavisë në vitet 1989-1990.

Në atë kohë, rreth tre të katërtat e popullsisë ishte muslimane, në vitin 2004 vetëm një e katërta ishte e tillë, por të gjithë vishnin të njëjtën bluzë sërish. Në mënyrë që të fitonin, lojtarët duhet t’I pasonin topin njëri-tjetrit.

“I fundit është gomar!”. Trajneri Emir Bektic thërret me të madhe me një fytyrë të vendosur, duke u kërkuar lojtarëve të shpejtojnë, por ata mund ta dallojnë nga sytë e tij të gëzueshëm se nuk duhet të shqetësohen edhe aq shumë.

“Ndonjëherë duhet t’i nxitësh lojtarët në limit, por ndonjëherë duhet t’i lejosh të pushojnë. Pjesa më e madhe e këtyre djemve punojnë me kohë të plotë ose janë ende në shkollë”, thotë Bektic. “Ndonjëherë është më mirë t’i çosh në shtëpi të flenë, sesa t’i mbash në stërvitje”.

Trajneri tregon mbrojtësin Njegos Ilic, 23 vjeç, një nga lojtarët më të mirë të Guber duke shpjeguar: “Njegos punon në minierat e Srebrenicës, ai zgjohet çdo mëngjes në orën 5. Ai mund të luajë në ligën e parë boshnjake, por ai është i stërmunduar pa nisur strëvitja”.

“Model për Srebrenicën”

Ilic është musliman, ndërsa shoku i tij i talentuar i ekipit, Hasanovic është i krishterë. “Prindërit e tyre janë të kënaqur me ta dhe miqtë e tyre mendojnë se është mirë. Ata janë popullorë në zonë, të gjithë i njohin”, thotë Bektic. “Kur hyjnë në stadium, ata i lënë pas krahëve ndasitë dhe kur dalin, janë shokë”.

Gjatë fundjavave kur nuk ka ndeshje, djemtë dalin në lokalet e zonës. “Fshehurazi, thotë Bektic duke buzëqeshur, ata janë më të hapur sesa njerëzit në qytet, por nuk do t’i shohësh duke u mburrur me këtë”.

“Nuk ka vende pune të mjaftueshme”, thonë të rinjtë. Shumë prej tyre shkojnë në qytete më të mëdha si Banja Luka apo Sarajeva, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

Por Bektic këmbëngul se futbolli mund të jetë zgjidhje. “Lojtarët e mi marrin pjesë në kampe verore dhe shohin shumë qytete në vend kur luajnë ndeshje. Disa do të arrijnë larg në industrinë e futbollit, por të tjerët mund të gjejnë punë”.

Mëngjesin pas ndeshjes, disa prej tyre shkuan me makinë në Bratunac, një qytezë më shumicë serbe, 11 kilometra larg. Bratunac është vend më i pasur dhe ka më shumë të rinj, kështu që ka edhe më shumë argëtim.

Djemtë luajnë e bëjnë shaka ndërsa makina e tyre kalon pranë një varreze të madhe dhe memorialit Srebrenica-Potocari ku janë varrosur më shumë se 6 mijë viktimat e genocidit. Djemtë nuk i hedhin sytë atje dhe vijojnë bisedën ndërsa makina kalon pranë radhës së pafund të gurëve të bardhë të varreve.

“Disa djem kanë anëtarë të familjes që janë vrarë, të tjerë mund të kenë baballarë që kanë luftuar në secilën anë. Kjo nuk i ndan më ata, janë bërë vërtet miq”, thotë Bektic.

Imami mendon se futbolli mund të bëjë ndryshimin e vërtetë në qytetin me 7 mijë banorë.

“Ka 50 të rinj në ligat futbollistike, ata janë të gjithë miq, ndërsa familjet dhe miqtë ndjekin ndeshjet rregullisht”, thotë Bektic

“Më të rinjtë nuk e kujtojnë luftën, ata shohin tek të tjerët vetëm shokët e skuadrës që luajnë së bashku”, thotë Bektic. “Klubi i futbollit Guber është një model për Srebrenicën dhe jep shpresë për të ardhmen”. (përshtatur nga Al Jazeera)

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts